Dëshmi

September 2, 2019 | 9:22

Nga Ilir Çumani: Përsiatje mbi një imazh pa zë…!

Gjithmonë fotografia bardhë e zi më ka pëlqyer, më intrigon. Edhe sot e kësaj dite më befason… Ajo përcjell shumë emocione, ngase ruan të dokumentuar në celuloidin dy ngjyrësh (bardhë + zi), jo vetëm pjesë të veçanta nga jeta dhe historia në kohë të ndryshme, por mban të “fshehur” brenda saj edhe mistikën e ngjarjes, emocionin e ndodhisë, atë pjesë të padëshifrueshme të përjetimit që imazhi i printuar pa lëvizje (i ngrirë), hera herës, nuk mundet dot ta shfaq në tërë dimensionet e saj para shikuesit si në film, me skena lëvizëse e me shumë ngjyra.

Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit
Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Për rrjedhojë, ndodh që edhe një qëmtues detaist i vëmendshëm, një psikolog apo sociolog, një njohës i mirë i shenjave dhe lëvizjeve të trupit, ta ketë të vështirë të lexoj thelbin e vërtetë të mesazhit dhe emocionit që na paraqitet ndryshe nga ç’farë është në të vërtetë… Kjo foto, ka fiksuar një çast të trishtë që, në pamje të parë të jep përshtypjen e një fotoje normale, ku disa fëmijë adoleshentë (pak para ndarjes përgjithmonë nga njëri – tjetri) pozojnë të kujdesshëm përballë aparatit fotografik. Jemi 5 fëmijë,  nxënës 14 – 15 vjeçarë të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë.

Unë, Mirandelina Gjyli, Majlinda Mici, Fatos Bregu dhe Majlinda Kosuli. Jemi në prag të lënies së institucionit (Mars, 1981) për t’iu nënshtruar pavarësimit dhe vetëveprimit, për të vazhduar më tej shkollat në qytete të ndryshme të vendit, jashtë dyerve të atij institucioni që kujdesej në të gjitha aspektet për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve jetim dhe pa kujdesin prindëror.                                                                                         

Adoleshenca është periudha më kritike, e ndërlikuar dhe më konfuze për individin. Kjo moshë, është e mbarsur me plot emocione negative dhe pozitive, me pasiguri e pezmatime, me dilema e kontradikta të çuditshme, me kurajo dhe guxim të tepruar në përballje me sfidat, të papriturat dhe të panjohurat, për të mundurën dhe të pamundurën, sidomos për ata që barra u bie t’ia dalin të vetëm në këtë botë, pa ndihmën e askujt…(!!!!)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top