Lifestyle

December 30, 2016 | 9:50

Nga Iliriana Sulkuqi: URIM femëror për FEMRËN

Poeti gdhend vargjet e dala prej shpirtit. Kështu ka vendosur t’ia bëjë urimet për Vitin e Ri, poetesha Iliriana Sulkuqi.

(Për miket e mia, gjithëjetësore, pavarësisht nga profesioni dhe mosha)

iliriana

Iliriana Sulkuqi Poete

Nuk bëj pjesë në asnjë organizatë apo shoqatë feministe, por nuk do të thotë se nuk jam e juaja apo me ju, mike, kudo qofshi dhe çfarëdo “detyrash” keni marrë përsipër brenda të qenit tuaj si vajza, si gra, si nëna, si gjyshe, si pjesë e lakuar dhe e përfolur e njerëzimit , në të gjitha kohërat. Për mua  jeni ato që unë mbaj brenda vetes dhe në Fjalën e vargut tim (zanafillë e krijimtarisë sime), si Shëmbëlltyrë e Krijesës së Dashurisë, e Dhimbjes, e Faljes, e Paqes!

Ky fundvit nuk është  fundi i Botës, por Fillesa e një Bote të Re, që Përtërihet  nga ju, me të gjitha lutjet e ëndrrave tuaja! Është mirësia e pranisë suaj, kudo dhe kurdoherë, që Bota ende merr frymë.

Nëse  do të mundja, do të bashkoja të gjitha akrepat e orëve (që, sipas meridianëve, ndryshojnë me vendndodhjen  e njëra-tjetrës), me orën time, kur bashkoj Urimin tim, fiks, në të njëjtën sekondë me ju dhe me Fjalën time: Gëzuar!

Jetofshi për t’u jetuar nga të gjithë sa ju shohin në sy,  ju mbështesin  në çdo hap  dhe, për gjithçka që u shtrohet në tryezë, nga “menyja” e shpirtit tuaj, ju thonë: -Të lumshin duart!

Gëzuar, për një Fillim të Ri, me Kryefjalën – Paqe dhe Dashuri, miket e mia të vyera! Gëzuar!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top