Në fokus

August 27, 2019 | 8:20

Nga Imo Alikaj / Qetësimi i mendjes falë mantrës!

Në sanskritisht “mantra” rrjedh nga fjala ‹Mantram›, fjalë e cila përbëhet nga rrënja “man” (në sanskritisht) ose “mind” (në anglisht), shqipëruar “mendje” dhe nga prapashtesa “-tra” që përcakton në sanskritisht mjetet ose instrumentet; prandaj një përkthim i mirëfilltë i fjalës “mantra” do të ishte «mjet i mendimit».

Imo Alikaj, Psikologe Klinike, Terapiste ABA

Imo Alikaj, Psikologe Klinike, Terapiste ABA

Mantrat më të hershme u kompozuan në sanskritisht nga Hindusët në Indi dhe janë të paktën 3000 vjet të vjetra, ndërkohë që tani ekzistojnë në shkolla të ndryshme të Hinduizmit, Budizmit, Jainizmit dhe Sikhizmit dhe praktikohen për të nxitur një gjendje të ndryshuar të vetëdijes. Format më të thjeshta të mantrës janë “Aum” ose “Om”, por ka edhe forma më të sofistikuara, që janë fraza melodike me interpretime shpirtërore të tilla si dëshira njerëzore për të vërtetën, realitetin, dritën, pavdekësinë, paqen, dashurinë, njohurinë dhe veprimin.

Mantra është një shprehje e shenjtë, një tingull numin, një rrokje, fjalë ose fonemë, praktikuesit e së cilës besojnë të ketë kompetenca psikologjike dhe shpirtërore dhe e përcaktojnë atë si një instrument verbal për të prodhuar diçka në mendje. Praktika e mantrës hipnotizon mendjen në një gjendje qetësie. Në fakt, çdo mantra mëson mendjen për të funksionuar në një mënyrë specifike, si futja e kodit në kompjuter për ta bërë atë që të kryejë një funksion të veçantë. Efektet e saj kryesisht kanë të bëjnë me sferat mendore, emocionale dhe shpirtërore të jetës.  Mantrat frymëzojnë mendime pozitive dhe depërtuese dhe ndriçojnë nivelet emocionale dhe më të thella të ndërgjegjes. Përsëritja mendore është shumë e fuqishme.

Mirëpo nuk është vetëm përsëritja, fuqia e mantrës, por edhe elementi i dridhjes që krijon në trup. Goja, buzët, gjuha si dhe laringu me diafragmën janë të përfshira në formimin e zërit, çka çon në aktivizimin e frymëmarrjes dhe balancimit në të gjithë organizmin. Kështu, njeriu që përsërit një mantra vibron dhe relakson thellë. Nga ana tjetër, kur mantrat recitohen me zë të lartë, rritet prodhimi i endorfinës, gjë që ndikon në heqjen e hormoneve të stresit. Disa madje arrijnë të mposhtin, jo vetëm stresin dhe depresionin, por edhe dhimbjen kronike duke kënduar mantra.

Ritmi, vibrimi, përsëritja dhe kuptimi i mantrave kombinohen për t’i mundësuar mendimit rrugën e sigurt drejt meditimit – ndërgjegjen më të lartë ose fokusin e veçantë shpirtëror.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top