Mirëqenie

June 6, 2017 | 15:20

Nga infeksionet, te sëmundjet e mëlçisë, efektet kurative të luleshtrydheve

 


Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë edhe frutat më të pëlqyera të fëmijëve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t’i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo.

Ky frut po aq sa është i bukur në pamje, aq është dhe i shijshëm dhe freskues. Luleshtrydhet mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminës C. Po ashtu, ajo ka edhe vlera të larta mjekësore, duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.

Po ashtu, luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kancerësh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top