Mirëqenie

June 7, 2019 | 8:10

Nga Isida Lalaj / Duaje më shumë veten në stinën e verës!

Me ardhjen e stinës së verës, dhe duke u shkrirë nga tkurrja e të ftohtit, trupi fillon të çlirojë ndjesi, për t’u ripërtërirë me energji pozitive. Në fakt janë efektet që fal ngrohtësia e diellit, freskia e detit apo vendet malore ato që të bëjnë të rikthesh vëmendjen ndaj vetes pas një rutine punë-shtëpi, shtëpi- punë.

Ka shumë rëndësi që kjo mirëqenie të jetë në përputhje me atë që duam të kemi dhe të bëjmë, ndaj kjo ndjesi na vjen natyrshëm. Përfshihemi nga ajo dhe situatat që krijohen në çdo bisedë familjare, miqësore ku ndihemi të kënaqur. Që pushimet të jenë ngazëlluese, duhet të jemi të qetë dhe të përgatitur për këtë. Përmirëson gjithashtu besimin tek vetja dhe rrit vetëvlerësimin.

Të kujdesesh për veten dhe të jetosh në mënyrë të shëndetshme, është mënyra më e mirë për të kaluar pushime të shëndetshme. Ja se çfarë duhet të keni parasysh: skrab për lëkurat e vdekura, ushtrime fizike në ajër të pastër, çlodhje dhe vakte të lehta.

Udhëtimet

Gjatë udhëtimit pini shumë ujë, shmangni pijet alkoolike, hani lehtë, vishni çorape kundër fryrjes së këmbëve dhe sapo të mbërrini në vendmbërritje, ekspozohuni sa më shumë në dritën e diellit.

Eliminimi i lëkurave të vdekura me rërë të imët

Ecja këmbëzbathur në rërë është shumë e efektshme për shputat e këmbëve dhe aktivizon pikat reflektive. Gjithashtu, mos ngurroni të ecni me hap të rëndë për të stimuluar muskulin e zemrës.

Të mirat e diellit

Dhjetë minuta në diell janë kohë e mjaftueshme për të marrë gjithë vitaminën D për të cilën kemi nevojë gjatë ditës. Kjo lloj vitamine ka veti antistres, kështu që përfitoni nga rrezet e ngrohta të diellit, por sigurisht pa harruar kremin mbrojtës, i cili është shumë i domosdoshëm!

Sallatat, ushqimi më i mirë për t’u dobësuar

Sallata jeshile ka veti pastruese dhe qetësuese, si dhe tretet shpejt. Cikorja ka virtyte tonifikuese, shkarkuese dhe laksative. Luleshurdha ka fuqi të madhe shkarkuese, laksative dhe antistres. Madje, ajo ndihmon gjumin dhe ul nivelin e nervozizmit.

Aperitivi dobësues

Në buzë të pishinës ose nën pemë, aperitivi është një çast shumë i rëndësishëm i ditës. Bëni kujdes se për shkak të aktivitetit fizik dhe vapës do të keni më tepër etje se zakonisht.

Lini duhanin

Gjatë periudhës së pushimeve, niveli i stresit është shumë i ulët. A nuk mendoni se ky është çast më i mirë për të lënë duhanin ose të paktën të pakësoni numrin e cigareve që pini në ditë?

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top