Mirëqenie

August 20, 2018 | 12:32

Nga Isida Lalaj / Empatizmi… sa i karakterizon shqiptarët?

Empatia shpesh karakterizohet nga aftësia për të vënë veten në vendin e tjetrit ose të përjetosh pamjen ose emocionet e një tjetri brenda vetes. Pra, empatia kërkon së pari që ne t’i kuptojmë rrethanat e dikujt tjetër dhe së dyti, të provojmë të njëjtat ndjenja që ato rrethana kanë shkaktuar tek ai person. Nga natyra e brendshme, ndoshta mund të mos jemi persona që shfaqim empati, por mund ta kultivojmë këtë ndjenjë. Në qoftë se dëgjojmë më me vëmendje, po të jemi më të mprehtë për të vëzhguar dhe në rast se e përfytyrojmë veten në rrethanat e një tjetri më shpesh, empatia jonë do të rritet.

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Ka dy lloje të empatisë. E para është ajo e shpjeguar me lart si ‘empatia e cekët’, e dyta njihet si ‘empatia e thellë’, e cila konceptohet si aftësia ‘për të hyrë’ në hapësirën e mendjes së dikujt tjetër për të bërë ndjenjat dhe emocionet e tyre ku shkrihen dy identitete. Në parim, nuk është e vështirë për të vepruar me ndjeshmëri, sepse është natyra njerëzore për t’u kujdesur për njerëzit e tjerë. Njerëzit të cilët tregojnë ndjeshmëri, kanë më shumë aftësinë për të vëzhguar njerëzit e tjerë.

Koncepti i ndjeshmërisë vazhdon të luajë një rol gjithnjë e më të madh në shoqërinë shqiptare. Duke treguar ndjeshmëri ju shfaqni dhe kuptoni ndjenjat e përbashkëta me qeniet e tjera njerëzore, e që të gjitha këto ndjesi janë një emocion, se sa thjesht një nivel intelektual. Është e qartë dhe më e lehtë për të përcjellë emocionin në mesin e miqve dhe të familjes se sa në punë, por megjithatë, ndjeshmëria po fiton rëndësi edhe në botën profesionale.

Empatia është diçka që mund të praktikohet për marrëdhëniet ndërpersonale kur komunikoni me të tjerët. Empatia na mundëson t’i shmangemi botëkuptimit egocentrik mbi jetën, me veten në qendër dhe të tjerët që rrotullohen rreth saj. Një shoqëri ku themelet e empatisë janë të fortifikuara dhe të ruajtura me kujdes është jo domosdoshmërisht më e pasur apo më e zhvilluar, çka në njëfarë mënyre nënkupton më e kënaqur, por më e lumtur sigurisht që po.

Siç tregojnë studimet, përgjithësisht mungesa e empatisë ndodh te personat e pasur dhe të pushtetshëm. Jo për shkak të ndonjë ceni gjenetik apo moral, nga i cili të tjerët janë të imunizuar, por për arsyen e thjeshtë se kjo kategori njerëzish zotëron mjetet financiare, dhe jo vetëm, për të kënaqur veten. Të gjitha ndjenjat pozitive, përjetimet dhe raportet që ndërtojmë, kanë nevojë për pak pigment empatie që të jenë të plota dhe të frytshme.

Altruizmi, solidariteti, dashuria, modestia, keqardhja, dhembshuria, mëshira, etj., ngrihen të gjitha mbi të njëjtat themele, mbi empatinë. Sepse empatia është bërthama e asaj që quajmë inteligjencë emocionale. Ajo është hallka e vet mes vetes (unit) dhe tjetrit, që na mundëson të mbetemi të ndërgjegjshëm dhe të marrim në konsideratë përjetimet dhe ndjenjat e të tjerëve.

Duke bërë një paralelizëm mes vendit tonë dhe vendeve të tjera europiane dalim në përfundimin se ne jemi një popull që kultivojmë më shumë empatinë. Ndonëse kjo ndjenjë ka qenë më e pranishme te shqiptarët në kohët e mëparshme se sa në ditët tona, sepse sot po bëhemi më racionalë, më individualistë, sërish shumë shqiptarë besojnë dhe ruajnë këtë ndjenjë si dhe e kultivojnë atë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top