Këshilla zemre!
Të gjithë jemi gjendur në një situatë kur një i afërm jonë i dashur ka qenë sëmurë. Shumë prej nesh janë të sigurt se mund ta kapërcejnë këtë vështirësi. Por si? Nuk ka rregulla të prera. Kjo sepse njerëzit vijnë nga kultura të ndryshme dhe personalitet e tyre mund të ndryshojnë shumë. Kështu, ajo që mund ta ndihmojë një të sëmurë të ndihet më mirë, mund të mos e ndihmojë një tjetër. Gjithashtu, rrethanat dhe ndjenjat mund të ndryshojnë mjaft nga dita në ditë. Prandaj, gjëja më e rëndësishme është ta vësh veten në vendin e tjetrit dhe të kuptosh se për çfarë ka nevojë e çfarë do vërtet nga ti. Si mund ta bësh këtë? Më poshtë ju renditim disa sugjerime.
Ji dëgjues i mirë
Çdo njeri duhet të jetë i shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohet në të folur.
Kur je me të afërmin e sëmurë dëgjoje me kujdes dhe jo me dhembshuri. Mos u nxito t’i japësh këshilla dhe mos mendo se duhet të gjesh zgjidhje për çdo gjë. Nëse nxitohesh në të folur, mund të thuash pa dashje diçka që mund ta lëndojë. Miku yt nuk ka nevojë medoemos për këshilla, por për dikë që ta dëgjojë me mendje e zemër të hapur. Lëre të shprehet lirshëm. Mos e ndërprit e mos ia minimizo gjendjen duke përdorur disa shprehje standarde.
Trego empati dhe konsideratë
Gëzoni me ata që gëzojnë dhe qani me ata që qajnë. Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni edhe ju për ata.
Vëre veten në vendin e atij/asaj që është sëmurë. Nëse po pret të operohet, po merr mjekime ose po pret rezultatet e analizave, mund të jetë në ankth dhe mjaft i ndjeshëm. Përpiqu ta dallosh këtë dhe të përshtatesh me luhatjet e tij të humorit. Mund të mos jetë koha për t’i bërë tepër pyetje, sidomos nëse janë personale. Edhe nëse je një mik i ngushtë, mos qëndro shumë gjatë kur i bën vizitë. Prania jote është shumë e rëndësishme, por miku mund të mos jetë në gjendje të rrijë me ty. Mund të jetë i lodhur dhe të mos ketë fuqi për të biseduar, madje as për të dëgjuar shumë gjatë.
Ji inkurajues
Nëse mbani një pikëpamje pozitive për mikun e sëmurë, ka të ngjarë që këtë ta tregojnë fjalët dhe veprimet e tua. Mos e shih ndryshe nga më parë, pasi ai ka të njëjtat cilësi që të tërhoqën në fillim kur e njohe. Përqendrohu tek ai e jo te sëmundja e tij. Mos harro se nuk ka rëndësi vetëm çfarë thua, por edhe si e thua. Madje, edhe toni i zërit ndikon. Ka shumë të ngjarë që një mik i sëmurë dëshiron të ndiejë se dikush kujdeset për të, se e kupton dhe e respekton. Prandaj, siguroje se është shumë i rëndësishëm për ty dhe se do t’i gjendesh pranë
Jep ndihmë praktike
Le të mos duam veç me fjalë e me gjuhë, por me vepra e të vërtetë.
Gjatë gjithë kohës, ai/ajo mund të ketë nevojë për ndihmë. Në vend që thjesht t’i thuash ‘nëse ke nevojë për diçka, më telefono’, përpiqu të jesh specifik. Nëse e ndihmon në gjëra të përditshme, si gatimi, pastrimi, hekurosja, kryerja e porosive, pazari dhe shoqërimi me makinë për në klinikë ose spital, i tregon në mënyrë praktike se interesohesh për të. Ji i besueshëm dhe i përpiktë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.