Pika referimi

October 20, 2017 | 10:48

Nga Iva Katundi: Disa probleme në Universitetet Shtetërore, studenti është e ardhmja!

Sot, sikurse unë, shumë prej jush kanë mësuar diçka të re. Po marr një shembull: Mësova autoritetin nga miku im stomatolog, shumë i kujdesshëm. Por disa prej jush nuk mësojnë!

Iva Katundi, diplomuar për Marrëdhëniet me Publikun

Iva Katundi, studente për Marrëdhëniet me Publikun

Ju, o studentë nuk lexoni! A i hidhni ndopak sytë nëpër rreshta e faqe? Sapo vjen sezoni i provimeve, ju prisni copëza dhe shirita letre për kopje! Ju çuçurisni me shokët dhe shoqet. Disa mësime nuk do t’ju duhen shumë dhe një kopje do e bëni. Ama, vini në dijeni pedagogun, se nuk është budalla. Kërkoni ndjesë dhe më e mira që mund të bëni është të kërkoni ndihmë. Ka të paaftë, aq sa të përgatitur. Njeriu nuk është gjithmonë i lig, veçse çdonjëri në jetën tonë me shumë akte, merr rol pozitiv ose negativ.

Mësimdhënësi mund të jetë një mik i ngushtë i studentëve. Ka distanca, por koha na njeh dhe na miqëson.

studentetSecili fakultet ka një përfaqësues si shpirtkeq, i pandershëm dhe me shumë cilësi jo të mira, mbledhur në lëkurë dhe organizëm. Pedagogu duhet të paraqitet me klas dhe etikë. Se një pedagog, “mjek”, në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, i prek studentët sikur ato të jenë thela mishi. Ai, bashkë me një pedagoge kanë bërë namin e zi duke lënë studentët të mbetur nëpër provime. Disa studentë në këtë universitet kanë pasur 387 pikë të grumbulluara në provimin e parë, ku maksimumi është 400. Rezultati vendoset me dy provime, ku i dyti përmban 500 pikë gjithsej dhe detyra e kursit përmban 100 pikë. Madje pedagogia shpall vetëm dy ditë para prezantimit të punimit të kursit që të 100 pikët do t’i mbledhin vetëm ata të cilët nuk kanë asnjë mungesë.

Në këtë institucion arsimor, lind pyetja: A ka ndonjë lektor pa dosje penale? Një mike e imja tha: Pse te mos punonte në universitetin e Durrësit si pedagoge?! Ia ktheva: “Shëtit disa herë rajonet e policisë dhe eja. Qejf të kesh!”. Kur pedagogu i ri bie në burg, i kapur me prova për shpërdorim të detyrës, një tufë me vajza të reja, lënë pas dore shkollën dhe vërsulen për të mbrojtur atë. Arsyeja: Kemi qenë ose jemi partneret e tij apo servile?! Përse ti nuk pyet për prindërit e tu, të cilët janë të zotët dhe për ty i bien rreth e përqark, kryq e tërthor botës? Pse ti nuk i përkushtohesh shkollës dhe punës. Jeta jote ka kaluar në monotoni, sepse koha jote vritet në një Bar Kafe apo tjetër mjedis, pa asnjë motiv.

Një Profesor i Asociuar, në një tjetër universitet, ka qenë zanatçi, mekanik dhe mori këtë titull. Një tjetër  profesor i plakur, mirë që ndihmon të mos mbesë njeri dhe punon pastër, është bërë për të disatën herë përgjegjës në Departament. Pedagogu i vjetër ka eksperiencë, por a nuk duhet ta marrë rinia përsipër të kujdeset për rininë, me idetë e tyre dhe përgatitjen e kohës?

Tjetër pedagoge kimiste shprehej: “Zysha nuk është mafioze, ka sensin t’ju ndihmojë”. Tani ka nevojë për lekë, ndonëse punon në dy universitete. Ndërron celularët përditë dhe vjen në punë me një makinë “Jeep”. Nuk po merremi me thashetheme, sepse një pjesë e madhe kanë punuar me vullnet për këto të mira.

Të kthehemi te djaloshi mjek në Universitetin e Durrësit. 34 vjeç, me doktoraturë!

Po të ishin djelmosha të mirë, do t’ iu tregonin derën atyre studentëve me dekolte. Shmangini fyçkat nëse keni së paku një pikë dinjitet! A nuk të vjen ta mbysësh atë që ngacmon vajzën tënde?!

Pedagogia, nga ana tjetër, si i bukuri shejtan vendos 357 pikë gjithsej në testin me pikë maksimale 500 dhe gënjen që pikët do të shumëzohen, thjesht fleta është shtypur gabim, nga nxitimi. Ka pasur raste studentesh që kanë rënë e depresionit.

I dashur student! Askush nuk të dërgon me dhunë për t’u bërë Psikolog, Arkitekt apo Infermier. Edhe nëse prindërit apo mësuesit imponojnë, vjen një moshë dhe një ditë, që mund të gjesh të mira plot në zanatin që ke marrë, ose të largohesh nga ajo rrugë. Dyert mbyllen dhe hapen. Ndaj dije se, studenti është e ardhmja!

Ëndërro, mos fluturo! Hyr në një botë të bukur, të librit.

Mëso, mos kopjo! Buzëqesh, se një buzëqeshje ndryshon ditën!

Trego mendjemadhësinë përpara familjes tënde, që e di se kush je, dhe ta tregojnë vendin!

Dhuro shpirtin e pastër dhe kërko nga vetja. Ndershmëria është qelizë e studentit dhe organizëm i pedagogut. Ne nuk lindim të aftë.

A i kemi të gjitha ato që na duhen? Jo menjëherë! Edhe kamerierja apo shitësja në bulmetore meriton respekt, sepse është e vuajtur, e zgjuar, e pjekur. Rrethanat nuk e kanë lejuar të kryejë studimet universitare.

Je ti personi që nis gjithçka. Je unik ose unike. Je bekuar nga Zoti. Unë të uroj, paqe, miqësi, punë dhe energji pozitive!

Është kënaqësi dhe krenari të jap një mësim me vlerë. Kujdesu shumë për veten dhe këdo që takon. Edhe njëherë, nise me hap të ngadaltë rrugën! Jeta të pret me ngazëllim. Ruaje shpirtin e pastër! Në fund të fundit, vetëm vetja të mbetet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top