Këshilla & Arsye

May 17, 2018 | 13:02

Nga Joana Brami / Si të menaxhoni turpin e fëmijës tuaj që urinon në shtrat

 

Arsyeja pse fëmijët lagin shtratin është një çështje komplekse, me shumë shkaqe të ndryshme potenciale. Për fat të keq çdo prind që lufton me këtë çështje, frikësohet se ka diçka që nuk shkon me fëmijën e tyre, pa marrë parasysh se shumë prej familjeve, fëmijëve dhe kolegëve të tyre po luftojnë gjithashtu me këtë problem. Pra nuk janë të vetëm përballë situatës.

Msc. Joana Brami, Psikologe Klinike Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Msc. Joana Brami, Psikologe Klinike Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Çarçaf të lagur, të brendshme të pista, të fshehura nën shtrat. Shumica e prindërve që kërkojnë ndihmë, kërkojnë ndihmë praktike në botën reale për t’u marrë me problemet që prekin familjen e tyre.  Gjëja më e vështirë e procesit të urinimit në shtrat qëndron e gjitha tek sekreti dhe turpi i lidhur me të. Fëmijët dhe familjet përjetojnë një mori të ndjenjave negative rreth urinimit në shtrat. Shumë prej prindërve ndihen fajtorë dhe të turpëruar, shqetësohen se kjo ndodh se janë prindër të këqij, dhe fajësojnë fëmijën sikur të jetë e qëllimshme. Të dy palët si prindërit dhe fëmijët luftojnë me erën e keqe  dhe turpin që lidhet me urinimin në shtrat.

Fëmijët ndjehen tejet të turpëruar, madje jetojnë me frikën se ndonjë prej shokëve të tyre e merr vesh se çfarë ndodh me ta gjatë natës dhe janë gjithë kohës në ankth të vazhdueshëm duke shmangur të fjeturat larg shtëpisë.

Fëmijët dhe prindërit që luftojnë me këto çështje ndjejnë zemërim, faj, turp, pakënaqësi. Te dy si prindërit dhe fëmijët ndihen të pafuqishëm për të kontrolluar dhe rregulluar problemin, pa kuptuar që urinimi në shtrat vazhdon shumë gjatë, por ata nuk kuptojnë që ndonjëherë problemet dalin dhe nga marrëdhëniet prind- fëmijë.

Mjerisht, për shkak se ka një tabu shoqërore rreth të folurit rreth çështjeve të tualetit, njerëzit rrallë kuptojnë sesi problemet e zakonshme lidhen me urinimin në shtrat. Ndërsa të gjithë presin që fëmijët të jenë të stërvitur nga mosha një vjeçare, vargu i normales shtrihet deri në moshën 3 vjeçare, për fëmijët që të bëhen rregullisht dhe të qëndrueshëm rreth përdorimit të tualetit. Por ka fëmijë midis moshës 5-10 vjeç që lagen gjatë natës.

Për fat të keq çdo prind që lufton në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje frikësohet se ka diçka të tmerrshme me fëmijën e tyre, madje ndihen se kjo do vazhdojë gjithë jetën dhe do jetë një çështje e pakapërcyeshme.

Në fakt çdo prind që ka lagur shtratin dhe që tregon dhe sjellje të tjera të frikshme, tani përballen me fëmijët e tyre që kryejnë të njëjtën sjellje gjatë natës ndërsa vetë qëndrojnë të thatë, pra tregon se ka një lidhje gjenetike në sjelljen e tyre por natyrisht jo në të gjitha rastet.

Prindërit dhe kujdestarët e tjerë kanë frikë se kjo sjellje tregon se fëmija është abuzuar seksualisht. Ndonjëherë qëndron, por enuresis që vjen dhe shkon ose vjen papritmas, tregon që fëmija është duke u përballur me emocione të vështira dhe ka nevojë për ndihmën e të rriturve për t’u përballur me ato.

Zakonisht urinimi në shtrat është më shumë shqetësim për një fëmijë që nuk ka urinuar më parë dhe tani urinon papritmas. Prindër, në këtë rast duhet të merrni iniciativën për të trajtuar fëmijën tuaj dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me të.  

Pra disa nga shkaqet  që fëmija urinon në shtrat është gjenetika, rol kryesor luan stresi psikologjik, çrregullimet e gjumit si dhe çështjet biologjike rreth funksionit të fshikëzës, dhe funksionimi i kimikateve brenda trupit. Më parë duhen bërë dhe ekzaminimet e analizave që tregojnë nëse shkak mund të jetë ndonjë infeksion i mundshëm dhe më pas nëse problemi nuk është biologjik duhet që prindërit të kërkojnë ndihmë imediate psikologjike.

Ajo që duhet të bëjnë prindërit është të shmangin turpin e sjelljeve të fëmijëve të tyre, sa më shumë t’i bëjmë fëmijët t’u vijë turp rreth shtratit të lagësht aq më shumë bëjmë fëmijët të shndërrojnë shtratin e lagësht në një sekret.

Gjithashtu, nëse qetësohet familja dhe nuk përjeton stres për sjelljen e fëmijës së tyre, duke mos transmetuar frikë për vazhdimësi, turp dhe duke mos e bërë fëmijën të ndjehet në faj aq më shumë do të qetësohet fëmija dhe do fillojë të mos mendojë rreth problemit si diçka serioze.

Nëse modelojmë, komunikojmë me fëmijën se ky nuk është një problem serioz, atëherë e ndihmojmë fëmijën të mendojë dhe ai ashtu.

Gjithashtu,  shumë prindër gjëja e parë është të përpiqen të kufizojnë lëngjet para gjumit dhe sigurisht ato që përmbajnë kafeinë, pasi rrit urinimin dhe ndikon në përkeqësimin e gjumit dhe të situatës. Në fakt urinimi në shtrat nuk ka të bëjë me pirjen e lëngjeve pasi fiziologjikisht dhe pse disa njerëz pijnë shumë lëngje prapë e mbajnë shtratin të thatë. Gjithashtu, prindërit përdorin pelena të mëdha për të përballuar rrëmujën por në fakt nuk e përmirësojnë situatën, përkundrazi.

Prindërit duhet të ndjekin një regjim të orarit të fjetjes dhe urinimit para gjumit, në mënyrë që të kenë në kontroll më mirë urinimin në shtrat.  Ka fëmijë që këtë problem e paraqesin në moshën 15 vjeçare. Prindërit të shkojnë në shtrat pas fëmijës dhe të çojnë fëmijën njëherë në tualet para se të flejë.

Të gjitha këto çojnë në kontrollin e sjelljes dhe përmirësimin e situatës.

Disa sugjerime për një fëmijë me enuresis:

1. Mos e ndëshkoni një fëmijë që tregon mosmbajtje të urinimit në shtrat.

2. Mos u shqetësoni para moshës 5 vjeç, për netët e urinimit në shtrat

3. Mos u jepni fëmijëve lëngje me përmbajtje kafeine,

4. Mbushja e shtratit nuk është nga përtacimi dhe rebelimi

5. Një fëmijë mund të përjetojë dhe ritet me ndjenja vetëvlerësimi të ulët.

6. Shprehni besim tek fëmija juaj në çdo kohë

7. Ndihmojeni, kur laget, të ndërrohet për të qëndruar i thatë.

8. Përdorni sinjalizimin gjatë natës

9. Konsultohuni me një specialist

10. Ndihmojeni të vetë-kontrollohet gjatë ditës që të ketë mundësi gjatë natës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top