Marrëdhënie

August 31, 2017 | 9:15

Nga Juliana Dulla: Terapia familjare e rëndësia e saj, si të socializohen individët për rolin dhe përgjegjësitë që kanë

Terapia e çifteve përfshin dy partnerët, ku ata bisedojnë me një profesionist, ku diskutojnë me të mendimet dhe ndjenjat e tyre. Kjo nënkupton zgjidhjen e konflikteve në të cilat çiftet nuk kanë arritur t’i zgjidhin vetë. Qëllimi është të realizohet një kuptimshmëri më e madhe ndaj vetes dhe partnerit për të vendosur të ndryshojnë dhe nëse duan të ndryshojnë si dhe ndihma që duhet t’u ofrohet atyre.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Primarja e terapisë familjare është transformimi i individit. Terapia si institucion më vete ka si qëllim të mësojë klientët të socializohen për rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Psikologët filluan të përqendrojnë vëmendjen te roli i familjes në origjinën e shqetësimeve psikologjike gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shoqëria po përballej me: ribashkimin e familjeve që kishte ndarë lufta (p.sh. rikthimi i burrave dhe fëmijëve që kishin luftuar); ndryshime në parimet morale (p.sh. në sjelljet seksuale që shoqëria shihte si të pranueshme); pranimi i divorcit si fenomen dhe zvogëlimi i stigmës që e shoqëronte më parë; krijimi i punëve të reja si pasojë e zhvillimit ekonomik. Terapia kërkon një kompleksivitet të gjerë, sepse në terapi është një marrëdhënie reciproke që duhet analizuar, këshilluar dhe ndihmuar. Ndërhyrje psikologjike të kryera nga profesionistë të ndryshëm(p.sh. psikologë klinikë këshillues martesorë) , jo vetëm nga psikiatrit, shërbejnë për përhapjen e shërbimeve psikologjike dhe rritja e numrit të personave që i kërkojnë këto shërbime. Ndodh zgjerimi në përkufizimin e problemeve që konsideroheshin si të përshtatshme për Psikoterapi (p.sh. problemet familjare, divorci, kriminaliteti, problemet me vjehrrit). Qëllimi i terapisë në çifte është që të identifikojë praninë e pakënaqësisë dhe vështirësitë në marrëdhënie, të ketë objektiva të qarta përmirësuese ose zbutjen e simptomave me qëllim që marrëdhënia e tyre të rritet me premisa pozitive.

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Këshillimi martesor

Terapia në çift është shikuar në vend të diagnostikimit individual me probleme specifike psikologjike ndryshe nga psikoterapia, ku në qendër të vëmendjes është marrëdhënia në çift. Fusha të këshillimit martesor dhe paramartesor janë paraardhëse të terapisë familjare. Ato bazohen në konceptin që shqetësimet psikologjike lindin nga konfliktet brenda dhe midis personave. Problemet psikologjike dhe ndryshimet psikologjike përfshijnë simptomat e individëve konfliktet, sjellja, emocioni, proceset e të menduarit dhe ndryshimet në sjelljet në çift. Këshillimi në çift mund të ndihmojë personat që kanë ankesa për jetën intime dhe vështirësi komunikimi. Shumica e njerëzve që hyjnë në këshillim martesor mundohen të zgjidhin një krizë (p.sh. tradhti, kërcënim me divorc, mosmarrëveshje për rritjen e fëmijëve, probleme financiare ose seksuale, probleme komunikimi.

Këshillimi formal martesor filloi me hapjen e një qendre këshillimi në Nju Jork në vitin 1929 nga Abraham dhe Hannah Stone. Në vitin 1930, Paul Popenoe hapi në Los Angeles një institut në të cilin ofronte udhëheqje paramartesore dhe i ndihmonte çiftet t’i përshtateshin jetës martesore. Në vitet e para, këshillimi martesor ishte i shkurtër dhe mundohej të zgjidhte një krizë ose probleme të çiftit. Këshillimi paramartesor merrej me çiftet që donin të shihnin nëse ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin ose ata që kishin çështje ose konflikte për të zgjidhur para martesës.

ok

Terapia e familjes për çiftin konsiston në forma të ndryshme, por që kanë një bazë të përbashkët, atë të rregullimit të marrëdhënieve mes dy partnereve. Terapia në familje, në martesa përfshin të mësuarit se si të komunikojnë më mirë dhe të ndiejnë gjërat më së afërmi. Për çiftet ekziston këshillimi paramartesor dhe shërben si preventiv për ta. Programe të kësaj natyre u shërbejnë çifteve që përballen me shumë probleme, të cilat ndikojnë në prishjen e lidhjes martesore.

Qëllimi i terapisë familjare është që individi ose çifti të zhvillojë një sens të pavarur të vetes. Sipas Ackerman, të gjitha këto konflikte dhe probleme me rolet brenda familjes, zakonisht e kanë origjinën në problemet brenda çiftit. Ackerman “vizitonte” familjet në zyrë ose në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të shikonte më mirë dinamikat e marrëdhënieve midis anëtarëve. Ai sillej në mënyrë të hapur me to dhe, nëse ishte nevoja, ndante me to eksperienca personale. Kështu fitonte besimin e tyre dhe i bënte të diskutonin çështje që më parë i shmangnin. Në terapi Ackerman mundohej të tërhiqte vëmendjen e familjes nga sjellja e “fajtorit” dhe ta drejtonte atë te problemi i marrëdhënies së çiftit. Nëse konfliktet midis anëtareve bëhen kronike, familja ndahet në grupe kundërshtare: një anëtar (p.sh. personi simptomatik) zgjidhet si personi të cilit i hidhet faji për çdo gjë që nuk shkon mirë në familje; rolet e anëtarëve riorganizohen (p.sh. “fajtori,” anëtari që persekuton dhe dënon “fajtorin,”dhe anëtari që e mbron ose shëron “fajtorin”). Mungesa e “plotësimit” të roleve mund të shkaktojë konflikte midis anëtareve të familjes.  Këto konflikte mund të shkaktojnë konflikte intrapsikike të një ose më shumë anëtarë. Nëse konfliktet zgjasin shumë dhe janë patogjenike, konflikti personal i anëtarit që zhvilloi simptomat i pari mund të thellohet dhe t’i përkeqësojë simptomat e tij. Ai mendonte se familja funksionon mirë kur anëtarët i njohin mirë rolet e tyre dhe u përshtaten në mënyrë pozitive ndryshimeve të këtyre roleve në varësi të ngjarjeve brenda familjes. Sipas Ackerman, nëse duam të kuptojmë si funksionon familja, duhet të marrim parasysh:

Personalitetin e secilit anëtar

Dinamikat e përshtatjes së roleve që anëtarët luajnë brenda saj

Vlerat të cilave u përkushtohet familja

Sjellje të familjes si një njësi sociale

 

“Çdo individ është një nën-sistem brenda familjes dhe familja është një nën-sistem brenda komunitetit dhe familja është një sistem i përbërë nga personalitete që bashkëveprojnë” (Ackerman).

2Familja si njësi interaksionale ka ndryshimet e veta, e cila ndikon tek anëtarët e tjerë të familjes. Qëllimi i saj është promovimi i spontanitetit, kreativitetit dhe aftësia për të luajtur rolet e tyre. Vendimet në familje duhen marrë në koordinim dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Si degë e psikoterapisë, ajo ndihmon familjet apo individët brenda familjes dhe çiftet në lidhje intime, për të kuptuar apo përmirësuar mënyrën e ndërveprimit me njëri-tjetrin. Që nga këshillimi martesor, i cili është paraardhës i terapisë familjare që bazohet në konceptin që, shqetësimet psikologjike lindin nga konfliktet brenda dhe midis personave. Ka një kod etik, ku terapisti është një profesionist i trajnuar, sa më objektiv. Ata e fillojnë punën e tyre me një vlerësim mbi situatën ku duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre ndaj klientëve. Ata kanë për detyrë të ruajnë konfidencialitetin, të kenë kompetenca profesionale dhe mbi të gjitha të respektojnë klientin.

Terapia familjare aplikohet për të trajtuar shumë çështje të tilla si p.sh:

Problemet me prindërimin, me komunikimin mes prindit dhe fëmijës. Në rastet e çifteve të divorcuara, fëmijët me një prind shfaqin sjellje problematike dhe vendosin barriera në komunikim.

Tradhtitë në çift, divorcet, mungesa e kënaqësisë apo e afeksionit etj.

Simptoma të shëndetit mendor: Menaxhimi i simptomave të stresit, depresionit, ankthit etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top