Mirëqenie

June 6, 2017 | 10:46

Nga Klaudia Stajka: Për të gjithë ata që (s)ndihen të ditur

Problemi i kësaj bote është se njerëzit e ditur janë plot dyshime ndërsa kokëboshët plot siguri; Kurrë nuk duhet nënvlerësuar fuqia e të paaftëve të vetëkënaqur, ata të ulin në nivelin e tyre e më pas të mposhtin me eksperiencë;  Armiku më i madh i diturisë nuk është padija, por iluzioni se je i ditur!

Këto janë thënie të filozofëve të mëdhenj që kanë mbijetuar ndër vite, të vjetra sa vetë njerëzimi.

Dr. Klaudia Stajka, mjeke e përgjithshme, QSUT

Pseudointelektualët kanë qenë dhe janë një problem i madh i shoqërisë, të cilët për shkak të një superioriteti të brendshëm iluzionar i shohim sot të ngrefosur, nën petkun e kostumit dhe kollareve e që mundohen të drejtojnë fusha ku nuk janë aspak kompetentë duke na udhëhequr drejt të ashtuquajturës “fuqizimi i injorancës”. Ky realitet i trishtë që daton me Sokratin dhe Shekspirin,është vërtetuar dhe finalizuar vetëm 17 vitet e funditsi Efekti Dunning Kruger. Pjesa më e rrezikshme e gjithë kësaj është se të vetëquajturit intelektualë brohorasin fort kotësinë e tyre dhe elita e vërtetë po fillon t’i duartrokasë masivisht.

Efekti Dunning Kruger u shpjegua shkencërisht në 1999 si rezultat i tendencës së personave jokopetentë të një fushe të caktuar për të mbivlerësuar aftësitë e tyre dhe për të klasifikuarveten mbi nivelin mesatar ndërsa specialistët e po të njejtës fushë për t’u vetërenditur në një nivel të barabartë me të tjerët, duke e konsideruar veten mëse të zakonshëm.

klau1

Mendjemadh, pompoz, arrogant, kokëfortë, i vetëkënaqur, i bindur se ka gjithmonë të drejtë, se di të bëjë gjithcka e që është më i miri përqark, a ju vjen ndokush në mendje? N.q.s këto janë tipare që i adresoni në ndonjë apo disa të njohur tuaj, ta dini se me shumë mundësi të njejtën gjëpo mendojnë dhe disa të tjerë për ju. Është ky perfundimi i një studimi të gjatë që ka arritur të përcaktojë natyrën njerëzore si të paaftë për të gjykuar objektivisht vetveten. Bëhet fjalë për një defekt të lindur të pagëzuar me emrin Efekti Dunning Kruger në nder të zbuluesve të tij, David Dunning dhe Justin Kruger. Ky defekt përmblidhet në mbivlerësimin e aftësive fizike dhe intelektuale të vetvetes dhe si rrjedhojë, nënvlerësimin pa motiv të tjetrit. N.q.s ndonjëherë ju ka rastisur të përballeni me një situatë ku nuk keni ditur se cfarë të bëni, nuk keni pasur rezultatin që prisnit apo  dikush ju ka habitur me arritjet e veta, ateherëedhe ju keni përjetuar Efektin Dunning Kruger. Është e lehtë të biesh në rrjetën e tij!

klauSipas neuropsikiatërve një problem i tillë i ka rrënjët në aftësinë e trurit për të kuptuar dhe për t’i dhënë gjithckaje një kuptim, madje edhe duke përdorur informacione të pjesshme apo të pasakta. Në të njejtën rrjedhë me këtë, psikologët e gjykojnë si një manifestim të pastër të asaj që quhet Ego- askush nuk pëlqen ta konsiderojë intelektin e vetes nën nivelin mesatar dhe kjo i pengon për të gjykuar objektivisht këtë të fundit. Për më tëpër njerëzit e kanë më të lehtë të shohin paditurinë e tjetrit sesa të vetes dhe krijojnë iluzione se peshojnë më shumë sesa“peshorja” e tyre tregon.

E thënë ndryshe, ekziston një ligj i pashkruar sipas të cilit personat jokopententë tentojnë të mbivlerësojnë aftësitë e veta për shkak se nuk kanë mjaftueshëm njohuri për të kuptuar limitin e pafundëm të zotësisë si një koncept i përgjithshëm, ndërsa kopetentët e njohin zotësinë e tyre  dhe janë të ndërgjegjshëm se ka një hapsirë të pafundme për të shtuar në të. Nga sa duket, në këtë rreth vicioz askush nuk del pa mëkatuar! Pra, Efekti Dunning Kruger nuk ka të bëjë vetëm me të paaftët që nuk arrijnë të kuptojnë paaftësinë e tyre, efekti është vetë psikika njerëzore në themel të saj. Qenia njerëzore dyzohet sistematikisht për kopetencat e veta dhe jeton me rrezikun për të mos i shuar kurrë këto dyshime.

Terapia më efektive për këtë fenomen abstrakt është skepticizmi shkencor: aplikimi i një procesi logjik, empirik dhe mbi të gjitha modest. Përveç aspekteve të ndryshme të të menduarit kritik, e rëndësishme është qëshkalla e vlerësimit të vetes të fillojë nga niveli zero. Nëse supozojmë se ju jeni më pak të zotë në atë që pretendoni se dini të bëni dhe se ka më shumë njohuri përqark nga sa ju jeni të vetëdijshëm, rrjedhimisht do të rezultoni më kritik dhe më të saktë në vlerësimin e vetes.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top