Këshilla & Arsye

March 30, 2018 | 8:47

Nga Lediona Braho / Fëmijët kanë të qarën mënyrë komunikimi. Ja si duhet t’u përgjigjen prindërit…

Për hir të punës, shoh/dëgjoj përditë fëmijë (1-3 vjeç) që qajnë kur ndahen nga nënat e tyre për disa orë. E qara është një mënyrë komunikimi, një reagim i natyrshëm ndaj ndarjes nga personi i dashur, me të cilin fëmija është i lidhur.

Lediona Braho, psikologe klinike

Lediona Braho, psikologe klinike

Problemi lind kur disa të rritur nuk dinë si t’i përgjigjen siç duhet të qarës së fëmijës dhe, ose përpiqen t’ia heqin atij/asaj të qarën si me “magji” duke e gënjyer/premtuar për diçka që do t’i japin më vonë, ose e “zhvlerësojnë” gjendjen e tij/saj duke i thënë gjithfarë frazash si “Boll qave”, “Mjaft me kaq”, “Ti po qan kot”, “Fshiji lotët se je djalë” ose “Gëlltiti lotët se tani je e rritur”, “Nuk qajmë” etj. etj.

Duke i dëshmuar gati përditë këto situata të ndarjes së fëmijës nga nëna dhe duke shfletuar, gjeta disa shprehje të përshtatshme që mund t’i thuhen fëmijës kur ai qan, shprehje që respektojnë gjendjen e tij/saj të vuajtjes/dhimbjes dhe e ndihmojë ta përballojë atë më mirë. 

1. Të kuptoj, ti je i/e trishtuar. 
2. Është vërtet e vështirë për ty. 
3. Jam këtu me ty!
4. Më trego përse po qan… 
5. Unë po të dëgjoj. 
6. Kjo ishte vërtet e trishtueshme/e frikshme. 
7. Do të të ndihmoj t’ia dalësh mbanë. 
8. E shoh që ke nevojë për hapësirë. Do të qëndroj afër teje që të më gjesh kur të jesh gati. 
… natyrisht, lista vazhdon dhe secili mund të shtojë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top