Mirëkuptim do të thotë të kuptosh se çfarë ndjen dikush tjetër, të depërtosh në mendime dhe veprime. Mirëkuptimi ndërton bazën për zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës. Bëhet gur themeli për një jetë të lumtur e me dashuri në një familje të shëndetshme.
Është dhurata më e madhe që mund t’i bëjmë vetes dhe familjes.
Shumë studime kanë treguar së mënyra si trajton prindi fëmijën, me disiplinë të ashpër apo mirëkuptim të ngrohtë, ka pasoja në shëndetin emocional të fëmijës.
Kur tregoheni të mirëkuptueshëm me fëmijët, ata kuptojnë se juve ju interesojnë idetë dhe ndjenjat e tyre. Mirëkuptimi e ndihmon fëmijën të organizojë veten të përpunojë zhgënjimin e të ecë përpara. Kur fëmijët mirëkuptohen, kjo i ndihmon ata të ndihen të vlerësuar dhe të dëgjuar.
Kur tregoheni të mirëkuptueshëm me fëmijët, u mësoni atyre:
-vetëdijesim
-vetëkontroll
-njohje dhe pranim të emocioneve
-dijeninë se emocionet mund t’u shprehen të tjerëve
-aftësinë për të etiketuar ndjenjat me fjalët e duhura
-kuptojnë se ndjenjat ndikojnë në sjellje
-ndërgjegjësim se marrëdhëniet bazohen në vlerësim dhe komunikim të ndërsjellë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.