Këshilla & Arsye

June 6, 2019 | 10:51

Nga Lindita Biraçi: Disiplinimi pozitiv rrit fëmijë të suksesshëm

 

Disiplinimi pozitiv është një qasje pozitive ndaj fëmijës për orientim dhe motivim ndaj rregullave të nevojshme në shoqëri e familje, në funksion të mirëqenies dhe nevojave të fëmijës.

Lindita Biraçi, psikologe shkollore, zhvillimi

Lindita Biraçi, psikologe shkollore, zhvillimi

Disiplinimi pozitiv nënkupton të parit e fëmijës si një qenie pozitive (jo si dikë që bën gabime), por si dikë që ka dëshirë të mësojë, të hulumtojë, të rritet, e për këtë ka nevojë për inkurajim, përforcim në mënyrë që të kuptojë pse i vëmë rregulla.

Një fëmijë ndjehet i sigurt kur i vëmë rregulla dhe është detyra jonë t’ia shpjegojmë pse vihen ato.

Kur fëmija kupton përse i shërbejnë përfitimet nga rregullat, ai përqaset t’i zbatojë e t’i ketë të tijat, duke i parë si të dobishme dhe jo stresuese, kërcënuese.

Kur një fëmijë tenton të dalë kundër rregullave, ai do të testojë kufijtë se deri ku shkojnë ato.

1

Kur ai sheh fleksibilitet, fëmija ka tendencën ta shtyjë deri aty ku mban fleksibiliteti i kufirit dhe kjo në ne vetvete tregon dëshirën për t’u rritur e për të eksploruar pak më tej.

Detyra e të rriturit është t’i shpjegojë pasojat në mënyrë që ai të kuptojë rëndësinë e rregullave.

Informacioni i mirëstrukturuar i jep fëmijës instrumentet për të zgjidhur problemet e për të pasur sukses në veprimtaritë e tij.

Disiplinimi pozitiv na jep rezultate me fëmijë të sigurtë e me përqasje drejt suksesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top