Këshilla & Arsye

January 27, 2018 | 9:53

Nga Lindita Biraçi: Loja dhe rëndësia e saj te fëmijët

Loja është aktiviteti më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Ajo luan një rol në vetë zhvillimin e tyre. Fëmijët gjatë lojës gjejnë mundësi optimale për të ndërperceptuar me ambientin dhe njerëzit përreth, duke zhvilluar kështu aftësitë e tyre kognitive, sociale dhe emocionale.

Lindita Biraçi, psikologe shkollore, zhvillimi

Lindita Biraçi, psikologe shkollore, zhvillimi

Nëpërmjet lojës ata njohin më mirë botën e jashtme dhe shfaqin më mirë atë të brendshmen.

Nëpërmjet lojës, fëmija mund të jetë dikush në çdo vend dhe kohë.

object-playFunksionet e lojës:

Fëmija kupton botën që e rrethon

Zgjeron të kuptuarin social dhe kulturor

Shpreh ndjesitë dhe emocionet

Praktikon të menduarin fleksibël

Mëson të marrë në konsideratë perspektivën e të tjerëve

Zhvillon vetëkontrollin

Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore

Ndihmon në zhvillimin e trurit dhe zhvillimin motorik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top