Në psikologji, nocioni motivim i nxënësve nënkupton: sistem i nxitjeve, shtytjeve të aktiviteteve intelektuale, emocionale, sociale, motorike e kështu me radhë (Corno.2. 1994. fq229. 254)
Motivi është faktor kryesor i mësimdhënies dhe nxitësi i cili shton interesimin për aktivitetin dhe vullnetin e nxënësve. Është një proces i cili iniciohet nga mësimdhënia, duke përdorur praktika, strategji dhe mjete efektive të cilat ndikojnë tek subjektet (nxënësit).
Në metodologjinë e mësimdhënies elementë kryesor i motivimit të nxënësve janë:
Motivimi i brendshëm
Kur nxënësi merret me një veprimtari me qëllim që të plotësoj ose kënaqë kuriozitetin dhe interesin e tij në një fushë, lëndë të caktuar.
Motivi i jashtëm
Ka të bëjë me strategji për tërheqjen e nxënësit në një veprimtari me qëllim që të arrihen objektiva apo synime të cilat shpërblehen. Për shembull: nëse një nxënës pëlqen lëndën e historisë, (motiv i brendshëm), ai lufton që të arrijë rezultate në mënyrë që të realizojë dëshirën për profesionin e ardhshëm (motiv i jashtëm).
Shpresa për sukses
Çdo detyrë që i jepet nxënësit duhet të jetë në përputhje me moshën dhe shkathtësitë psiko-fizike të tij në një ngarkesë mesatare për mundësitë e kryerjes së asaj detyre.
Sjelljet që nxisin motivimin
Entuziazmi | Shpreh rrezatim, dritë, gëzim, shpresë, motivim për fëmijët, por edhe të rriturit janë frymëzuar nga entuziazmi i të tjerëve.
Angazhimi | Në punë, aktivitete, interesa të nxënësve është një tjetër mënyrë për të arritur motivimin.
Vlerësimi | Identifikon dhe përforcon pikat e forta të nxënësit. Të qenit i qartë dhe konstruktiv në lidhje me dobësitë, duke i ofruar mundësi përmirësimi.
Komunikimi dhe klima | Bashkëbisedim, ndërveprim dhe marrëdhënie plus nxitje të vetëvlerësimit tek nxënësi.
Inkurajimi | Është mënyrë shumë efikase për motivim dhe rritje të vetëvlerësimit. Është detyrë e çdo prindi dhe mësuesi që t’i gjejë këto mënyra.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.