Psikofakt

January 25, 2018 | 8:00

Nga Linditë Ramushi Dushku: Arti, Kultura dhe Media, e mira për sytë e njerëzve, për shoqëritë e mëdha botërore

Historia e një populli, apo do të shprehesha më ndryshe, “fytyra e një populli”, shumë lehtë kuptohet dhe gjykohet nga mënyra se si ata e trajtojnë artin?! Si e bëjnë ata artin, çfarë do të thotë arti dhe kultura në përgjithësi për ta. Nuk ka pasqyrë më të mirë për një popull, për bërthamën e tij të thellë edhe ndër vite të largëta, se sa kultura e tij, arti që ata e kultivojnë. E bukura, e mira për sytë e njerëzve, për shoqëritë e mëdha botërore.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Të gjithë popujt e botës me shekuj radhazi kanë themeluar idenë e mënyrës së paraqitjes dhe lënien shenjë tek të tjerët nga ajo se si shihen dhe vlerësohen nga të tjerët. Por e vërteta qëndron gjithherë mbi fuqinë që ka arti për të prezantuar celulën e vërtetë të një shoqërie. Dhe duke u mbështetur mbi këto të dhëna, na bie mbi mendimi se çfarë kanë thënë dhe mendjet e mëdha të shkrimeve dhe të cilët kanë qenë edhe pjesë e veprimtarive të ndryshme të artit dhe kulturës në përgjithësi. Art nuk do të thotë vetëm një shkrim, a një pikturë, një skulpturë apo dhe një projekt arkitekturor. Art do të thotë më shumë se kaq, art është një marrëdhënie shoqërore, edukata e një pjese të shoqërisë apo e gjithë shoqërisë. Le të kujtojmë edhe disa njerëz me ndikim në shoqëri të ndryshme botërore, mbi atë se çfarë ata kanë thënë për artin: Arti është pasqyrë e jetës”. Tolstoi, “Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta”, Niçe. “Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit”‘ Çemisbevski. “Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurse me art njerëzit u tregojnë njëri-tjetrit përjetimet e veta”, Plehanovi. “Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta kuptosh të bukurën” ,Stanisllavski. “Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve” , Hegeli. “Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegojë jetën”, Mani. Duke e ndjekur këtë ritëm ndikimesh që arti ka shfaqur në shoqëri ndryshime dhe dallime të ndryshme, do të na vërë përballë nesh.

Një pasqyrë se si arti shqiptar po ndikon apo po jep para shoqërisë së tij

Duhet kujtuar se në raportin e artit dhe shoqërisë, të dy janë aktorë të rëndësishëm për njëri-tjetrin, sepse artin e bëjmë ne, vjen nga shoqëria, por që ndikimi vjen nga artbërësit, sepse njihet tashmë se njerëzit me famë dhe me një mision të caktuar, kanë ndikim mbi shoqërinë, nëse jo për të ndryshuar gjithçka, ata ndikojnë dhe ngacmojnë një gjë. Për këtë fakt ka folur dhe Platoni, duke e shtjelluar në librin e tij “Shteti”, shkrim që do të doja ta citoj dhe një nga dialogët, një fragment nga vepra e tij, çfarë thotë ai për artin dhe ndikimin e tij në popull: “A do të lejojmë, pra, aq lehtë që fëmijët të dëgjojnë çfarëdo mitesh dhe prej çfarëdo poetësh dhe t’i pranojnë në shpirtrat e tyre opinionet e kundërta me ato që mendojmë se duhet t’i kenë kur të rriten?! Kurrsesi nuk mund ta lejojmë këtë!

– Po duket, pra, se së pari duhet t’i mbikëqyrim mitkrijuesit dhe se duhet t’i ndajmë ato që i kanë thurur mirë, kurse ato që nuk i kanë thurur mirë t’i hedhim poshtë. – Ato që i kanë treguar Hesiodi e Homeri dhe poetët e tjerë. Ata kanë hartuar edhe mite të rrejshme, ua kanë treguar njerëzve, e u tregojnë edhe tash. – Cilat? – pyeti ai – dhe çka po thua dhe çka po qorton në to? – Atë që, para së gjithash, edhe duhet qortuar, e sidomos kur përrallat nuk janë të trilluara bukur. – Çka do të thotë kjo? – Kjo është kur poeti, duke folur për perënditë dhe heronjtë se çfarë janë, e bën ndonjë krahasim të keq. – Këto janë tregime me të vërtetë të rrezikshme – tha Adeimanti. – Prandaj ato, i dashuri Adeimant, do të jenë të ndaluara në shtetin tonë.” Por çfarë në të vërtetë artistët këto kohë japin, diskutimi i cituar nga Platoni ishte për shkrimet dhe poetët, në përgjithësi, por, unë do të jepja një mendim për këngët dhe tekstet e tyre, për atë çfarë prezantojnë, këngëtar a këngëtare të ndryshme këto kohë në shoqërinë tonë. Dhe për të gjykuar nga syri se si e kanë parë edhe shoqëritë e vjetra ndikimin. Do të thosha, se shoqëria në përgjithësi ka pasur zhvillime të ndryshme kulturore, edukative e shumë çfarë tjetër, por se çka shohim ndryshim normal dhe devijues këtë e vendos mendimi i caktuar dhe mentaliteti i edukuar në mënyra të caktuara nga aktorët përkatës me ndikim gjithmonë, për të thënë se “kjo është kështu” dhe “kjo ashtu”.

lady-gaga

D.m.th, për t’i dhënë ngjyrën se, cila është e mira dhe e keqja e artit muzikor, apo e përshtatshmja, gjithmonë duke iu përshtatur kushteve të mjedisit ku bëhet ajo vepër, tekstet e tyre që i sjellin për ne që i dëgjojmë. Dikur, jo shumë vite larg, ishte bërë trend që këngëtarët të hynin në botën e zhveshjes, teksteve të cilat ato tregonin se si ishin, sa të forta ishin ato në shtrat, se si e bënin një gjë, se si e provokonin një mashkull. Po ashtu, këngëtar të zhanreve të caktuara që tregonin një ulje të figurës femërore, duke e paraqitur atë nëpër tekste këngësh, si një mjet që i bënte ata të arrinin kënaqësitë seksuale, duke shkruar p.sh: “ti ma bon mirë senin”, “ta du majmunin”, “Unë jam i forti e b…ta sosi”. D.m.th, nuk shfaqnin më shumë veç një narcizëm. Dhe lexuesi tani që mund të thotë, përmende disa nga tekstet me fjalët më banale, ose një tjetër do të thoshte se muzika e zhanreve të caktuara këto tekste kërkon.

I përmenda ato sepse, në media kjo publikohet më së shumti, si thotë populli: Sipas tyre kjo “po shkon”, “po e han pazari”. Para së gjithash, para se të gjykohemi ndoshta për demode, duhet të kuptojmë dhe kujtojmë se po t’i studiosh mirë ato lloj tekstesh, nuk janë asgjë tjetër pos shprehje epshesh dhe dëshirash personale të atyre që shkruajnë në atë mënyrë, duke abuzuar me protagonistin brenda tekstit, pa dhëne asnjë projektim të një vlerë të përgjithshme.

Dikush do të thoshte se jemi në kohën e demokracive dhe lirisë së shprehjes, duhet të mos harrojmë se njeriu evoluoi kulturën për të qenë i përparuar dhe sa më njerëzor, përndryshe do të kishte ngelur në kufijtë e egërsisë dhe mosedukatës kafshërore. Një tjetër mund të thotë: ky është një gjykim, por këtë s’e them vetëm unë, këtë e kanë thënë dhe argumentuar popuj dekada me radhë.

Dhe vijmë tani tek një epokë tjetër, ditët e sotme. Një trend tjetër që ndiqet nga disa këngëtare të ditëve të sotme, tani koha se, cila zhvishet në mënyra të caktuara dhe, sa zhvishet ka ikur tashmë. Kjo s’përbën lajm më as për gazetat dhe emisionet e ndryshme kulturore e edukative, por as për shoqërinë që i përcjell. Tani, është ndryshe. Ato të parat tani nuk janë më të rëndësishme, s’përbëjnë lajm për ndjekje, por tani paraqiten dhe pëlqehen, lajmet mbi këngët se si bëhet “treshja”, apo se biseksualizmi është gjendja e tyre psikofizike…etj etj!

Nëse kjo është një pjesë e mirë e artit për t’u dhënë tek një popull, atëherë çfarë është pornografia do të shtrohej pyetja. Madje-madje, pornografia në një farë sensi e ka një pjesë edukative për shikuesin përkatës që i sheh, për mosha të caktuara, sepse jep diçka nga natyra e familjes së filmimeve të tilla. Kurse tekste dhe artist të tillë, nuk mund të japin mësim tjetër përveç se një rrëfim jetësor të tyre. Çfarë mësimi dhe çfarë pjese të asaj edukate ta përcjellim tek fëmijët, se si është të bësh “treshe”.

Nuk është për të gjykuar se ka njerëz që mendojnë se artit të tillë i duhet një censurë, por mbi të gjitha një censurë duhet ta ketë media, media e përgjithshme që nuk e ka një profesionalizëm, i cili do të vlerësonte se çfarë, dhe të ishte lajm dhe çfarë duhet të ofrohet për publikun. Kjo pjesë e dëmton në një rrugë edhe artin e vërtetë që duhet të avancojë një popull. Nuk mund të jenë të gjitha mediat me të njëjtin rregull dhe menaxhim programesh, mund të ishte një media e caktuar që jep një lloj të tillë muzike, që veç po ekzistoka, por jo të gjitha, sepse jo të gjithë kanë të njëjtën shije.

artiPra, në një formë, në kulturën e njerëzve bëhet imponim edhe nga media që i plason gjithçka. Dhe do kthehemi sërish tek mendimi mbi idenë se si e kanë shqyrtuar mendjet e mëdha të letërsisë, dhe fushave të ndryshme të artit në histori, artin dhe ndikimin e tij ne shoqëri, se si ata e kanë cilësuar ndikimin e tij tek fëmijët dhe të tjerët pa dallim moshe, duke dhënë mendime se çfarë duhet lejuar dhe çfarë jo, kush dhe si mund të ndikoj. Por dhe tani, kur dëgjojmë duke kënduar një tekst, me fjalë që një prind s’do të dëshironte t’i mësoj fëmija tij. Dhe sikur e kam thënë edhe më lart, shoqëria ndikohet nga jo çfarë i mësohet.

Në fund do të thosha se, kjo mënyrë mendimi se një tekst i atillë këngësh, nuk është thjeshtë çështje shijesh të disa personave, por është një kulturë e tërë kombi a komuniteti që përfaqëson. Është më shumë se një mendim thjeshtë mbi një këngëtar apo këngëtare. Është një ndërgjegjësim për mediat, se nuk përbën lajm edukativ, për emisionet që transmetohen në oraret kur ndjekin të gjitha moshat, edhe fëmijët, që gjithmonë kanë censura se çfarë duhet të shohin, se lajm edukativ dhe as art e kulturë e mirëfilltë nuk mund të jenë, se cilit seks preferencë a orientim i takon filan këngëtarja, dhe pyetje të natyrave të tilla që bëhet pothuajse në çdo emision, po të ishte një emision i veçantë vetëm për promovime të tilla, do të thoshim: është në rregull sepse e ndjek shikues i veçantë. Do të ishte normale për formatin, por nuk është ashtu, është gjithkund dhe në çdo orar.

Art është më shumë se të tregosh se çfarë di të bësh, art është më shumë se të thuash si e bën, “treshe a dyshe, a ku ta di si”. Duhet kujtuar se ne jemi një popull me një përfaqësim kulturor shumë të madh dhe shumë të ndikueshëm qysh në kohët më të lashta të origjinës tonë. Kemi pasur, por edhe kemi, se nuk është e gjithë kultura muzikore e jonë ashtu e tëra, si jo pjesë e rasteve që u përmenden. Por, të mendojmë dhe për të ardhmen, se si ta ndërtojmë një kulturë muzikore të përshtatshme dhe një kulturë reklamimi të gjërave që na plotësojnë për mirë dhe të na japin një pasqyrë të së mirëfilltës gjithnjë. Duke e mposhtur dhe sfiduar këtë gjendje kaosi në përzgjedhje arti, një kohë tranzicioni, jo veprimi dhe shprehje e lirë e fjalës, por abuzim i saj dhe në luftë për arritje.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top