Psikofakt

September 18, 2018 | 11:36

Nga Linditë Ramushi Dushku: “Të jetosh në Tiranë…” / Një përpjekje ndaj ndryshimit kulturor, nisur nga vetja

Të jetosh në Tiranë, në një lagje të madhe, me kafene plot rreth pallatit, nuk mund t’i ikësh dot pa u përfshirë në ritmin e jetës së rrethit, i cili tashmë është krijuar. Ajo çfarë bie në sy është lidhja që shoqëria domosdo e bën mes çdo personi që jeton në lagje. Besoj se në çdo shoqëri, nevoja për të qenë dhe në pjesën e ruajtjes së privatësisë apo informacioneve të shumta për të tjerët, është mëse e nevojshme dhe normale. Shpeshherë për të mos thënë, detyrimisht gjithmonë, kjo lloj tërheqjeje na ruan nga ajo se çfarë mund të jemi në sytë e të tjerëve.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Po çfarë do të thotë një marrëdhënie në mes të këtij qyteti, i cili po aq i populluar dhe i madh, njëkohësisht dhe i veçuar në pjesëza historish të vogla lagjeje, ato që na nxjerrin edhe në një pasqyrë për neve kur përjetojmë ndryshimet e ndërrimit të vendeve ku kemi jetuar dhe rruga e cila na çon tek “shkrirja” në mesin ku je tani.

Një marrëdhënie niset së pari nga lidhja emocionale. Çfarë do të thotë lidhje emocionale?! Diçka që ne shkrijmë nga vetja jonë për të arritur atë çfarë duam nga një rrugë nëpër të cilën kalojmë. Lidhje emocionale që shpreh perceptimin së pari për veten pastaj për tjetrin. Por, çfarë në të vërtetë një marrëdhënie është? A është një lidhje e cila na tregon çfarë jemi ne, kë zgjedhim ne dhe sa egoistë jemi? Unë mendoj se shumica e marrëdhënieve janë të nisura emocionalisht të mbështetura. Është një risk i vërtetë. Them se po.

Marrëdhënie është lidhja që krijohet me një vend, qytet a ku ta di unë. Ai vend mund të të falë pamjen, mënyrë e cila do të ndikojë në përqafimin e idesë së si ndjehesh ti në atë relacion. A shikohet marrëdhënie kështu në një lagje të vogël të Tiranës? A është e vërtetë marrëdhënie diçka që ka vlerën emocionale, apo si diçka merr-jep? Të jesh pa punë, me fëmijë dhe një femër që pi kafenë në një lokal çdo ditë, me kafenë e njëjtë. Është sakrificë. Ja ku po e them, është gjëja më e keqe dhe më e mirë që mund t’i ndodhë një personi si unë.

tirana-4bPër një të fiksuar pas kafesë së nxehtë dhe që asnjëherë s’e gjen në kafene, marrëdhënie do të thotë mos puqje idesh në këtë mes. Sepse ekspresi ose nuk e ngroh ujin tamam, ose banakier/i,erja nuk mërziten shumë për dashurinë tënde ndaj kafesë së nxehtë. Marrëdhënia që njeriu krijon me një vend, është sikur një orgazmë, që ka fillin, mesin dhe fundin. Që do të thotë, ka njohjen, shijen dhe mësimin ose shkarkimin e asaj çfarë duam të arrijmë. Kënaqësia e gjithçkaje është fundi, shpërthimi. Gjithçka në këtë botë ka nisjen nga seksi dhe gjithçka krahasohet nga cikli i tij. Edhe shoqëria ka ciklin e njëjtë siç ka një marrëdhënie personale, siç ka një marrëdhënie po ashtu të njëjtë me vendet tona të preferuara. Si seksi, sepse ai është pika ku gjeneza jonë zhvillohet.

Marrëdhënie në një lagje të vogël të Tiranës, do të thotë më shumë se kaq. Do të thotë që personi që ke pranë tavolinës, duhet të të flasë. Dhe kjo të bën të dukesh si një figurante e stepur arti, pikture apo skalitje në gur nga duart e një skulptori.

Në një nga ditët e zakonshme si kjo e sotmja, kuptoj nga pyetjet dhe përpjekjet e të tjerëve që provojnë të na tregojnë se kush jemi dhe për çfarë jemi të destinuar të jemi? Cila është marrëdhënia jonë me personat që kemi pranë dhe si duhet t’i rregullojmë, si duhet të reagojmë në këto raste. Në fillim stepesh, pastaj duhet t’i dëgjosh, në fund të gjesh përgjigjen e duhur për t’i dhënë. Para frazave të e tilla si:

tirana3

“Oh hajde, ti je gjithë ditën me vajzën në shtëpi, më vjen keq për këtë, çfarë bën vallë? Si ia del?

Ti mund ta bësh një punë në market. Ti mund të punosh në banak te kafja përballë. E mban mend?!” Vjehrra e shoqes tënde sakrifikon djalin, vetëm për të ruajtur lumturinë e fëmijës vajzë të saj, dhe ti je e detyruar ta ruash qetësinë e shtëpisë tënde?! Kur dëgjon këto shprehje, mënyra përdorimi fjalish, për të angazhuar se ju dukesh e pa shpresë.

Në këtë lagje je e pashpresë, shumë e pashpresë…për shumë arsye që ti nuk i di, por i di shoqja dhe vjehrra e saj. Sa të pashpresë mund të duken ata/ato që nuk kanë të destinuar ndonjë gjë tjetër, të po së njëjtës rutinë që bëj/bën dhe dikush tjetër. Njësoj si unë, si ti, si kushdo…

Ndoshta kjo e fundit tingëllon si gjykim, por gjykimi i vërtetë qëndron mbi kulturën, ose më mirë të të them, mbi dallimet kulturore që kjo masë tenton të të përfshijë në të njëjtin vend ku janë dhe vetë.

Në syrin tim si psikologe, do të më dukej një sjellje anormale, një thyerje e pranimit të diversitetit dhe historive personale njerëzore.

Në syrin tim si shkrimtare, epo është një aventurë e bukur dhe e larmishme, për si e “huaj e re që jam në këtë mes”, duhet ë dëgjoj dhe më shumë. Është piktura që syri im përthith çdo fillim dite deri në muzg, e shtrirje në gjumë.

Marrëdhënia në këtë lagje të vogël Tirane, ka vlerën e monedhës. Asgjë më shumë se një përfitim material. Po çfarë do të ishte një përfitim material nëse ajo çfarë jemi nuk shkrihet në mes? Ka raste kur gjërat shkojnë deri në drastike, kur marrëdhënia mes gruas e burrit është përfitim i përbashkët material, në të kundërt je një e privuar nga dashuria dhe jeta normale në atë bashkëjetesë. E ëma i thotë të birit, “pse e mban këtë grua pa punë, për çfarë e do?”, “Fëmijë të bën çdokush”, apo fraza të tipit “ajo pi kafe në kafenë plot burra, i lyen buzët me të kuq dhe shkruan gjithë kohës në celular”. “Çfarë të sjell në shtëpi ajo, apo të ka hedhur ‘zakone’ në kafe (zakone/menstruacionet). Është sigurisht një pjesë e vogël e atyre që kjo kulturë komunikimi ka bazën e marrëdhënies, por edhe kjo që është për të vrarë sytë e mendjen.

Marrëdhënia e ndërtuar në baza materiale, është thjesht një thes që një ditë do të shqyhet.

Jeta ka jastëkët e vetë të mbrojtjes, por asnjëherë s’e dimë në cilën pjesë të tokës do të biem nëse do të na duhej të hidheshim fluturimthi. Ajo çfarë unë e di të sigurtë, është se një marrëdhënie e fortë është ajo e cila të nxjerr çdo ditë mësimin e ditës së kaluar për tek dita e re. Që do të thotë: duhet t’ia dish vlerën vetes dhe asaj çfarë ke zgjedhur përkrah.

Young professionals head home from work, crossing a busy corner of Tirana, Albania s capital city. ALBANIA

Nëse një marrëdhënie mbështetet në masën e asaj çfarë jep-merr dhe çfarë merr-jep, atëherë ajo është siç thonë amerikanët: “it’s just a deal!”, është thjesht një pazar. Pesha e një marrëdhënieje, e çfarëdolloji ajo, seksuale, miqësore, pune apo edhe thjesht, një bisedë e shkurtër, qëndron në atë se si ndjehemi në këtë cikël ndodhish, por sa rëndësi ka në shoqërinë e një lagjeje të vogël apo edhe në gjithë këtë qytet të jesh apo jo i lumtur?

Gjasat janë të vogla, në anim nga negativja fatkeqësisht …kurse unë dhe kafeja ime e “nxehtë” nuk jemi takuar ende në Tiranë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top