Këshilla & Arsye

January 18, 2021 | 8:20

Nga Lira Gjika / Arsyeja pse nuk duhet t’i thoni fëmijës tuaj “pusho”

“Pusho, pusho”, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë.

Lira Gjika

Lira Gjika

Jo rastësisht në vendet e Europës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë prezent në dialogun i rritur-i parritur. Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën.

I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, derisa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën. Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër truri i fëmijës stopon së menduari.

Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arsyeja, që vendet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top