Këshilla & Arsye

September 14, 2019 | 8:12

Nga Lira Gjika / Autoriteti i të rriturit është i domosdoshëm për realizimin e vetëdijes tek adoleshenti

Çdo njeri edhe ai më i padituri, ka një dëshirë, ëndërr, që kur të flasë, të gjithë ta dëgjojnë dhe ti binden. Ti binden, jo nga frika, por nga fuqia, që buron nga fjala e tij. Kjo veti kaq e dëshiruar, quhet autoritet. Autoriteti ka atë veti, që shmang frikën dhe vë në lëvizje mekanizmat e respektit, të bindjes dhe të tolerancës. Autoriteti është karakteristikë e njeriut qytetar, e njeriut të mençur. Për autoritetin e të rriturit ka nevojë si ajri, adoleshenti, pasi i rrituri është modeli dhe vlera për jetën dhe të ardhmen e tij

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit duhet të bazohet vetëm tek fjala dhe tek toleranca e të rriturit. I rrituri nuk duhet të përdorë apo të abuzojë me fuqinë, që i jep mosha dhe pozicioni, atëherë nuk bëhet fjalë për autoritet, por është pushtet. Për fat, autoriteti dhe pushteti shpesh herë nuk dallohen nga njeri-tjetri, por një nënë, një baba apo një mësues (si mashkull ashtu edhe femër) e ka për detyrë ta njoh dhe dalloj diferencën. Në të kundërt, do të humbasë besimin e adoleshentit dhe kështu, do të bëhen të huaj.

Të bërit të huaj aktivizon “muret e heshtjes”, që janë aty në hije të çdo shpirti njerëzor. Ato hynë menjëherë në veprim dhe gjithçka bëhet shumë e vështirë, duke filluar nga komunikimi. Autoriteti i të rriturit është i domosdoshëm për realizimin e vetëdijes, tek adoleshenti. Fjala e të rriturit është si një “litar shpëtimi” për tu ngjitur nga abisi i errët i padijes, që vjen nga të qenit i parritur. Fëmija në përgjithësi dhe adoleshenti në veçanti, kanë nevojë për autoritetin për të kuptuar fuqinë e fjalës dhe çdo të thotë i rritur. Nëse të rriturit nuk arrijnë tu transmetojnë këtë vlerën autentike të njeriut, atëherë do të sundojë konfuzioni dhe mosbesimi te fjala si veti vetëm e njeriut dhe autoriteti do të mbetet vetëm një dëshirë e paarritshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top