Çdo të thotë të jesh i rritur apo njeri që ka arritur pjekurinë? I rritur quhet ai njeri, që jo vetëm ka arritur moshën që është përcaktuar dhe njohur me ligj si e tillë, por ka arritur atë stad zhvillimi psiko-emocional, kur individi është i aftë të ndërtojë marrëdhënie me të tjerët.
Të ndërtojë marrëdhënie me tjetrin nëpërmjet fjalës dhe respektit të njeriut ndaj njeriut, duke filluar me prindërit, mësues, miq apo të panjohur. Prindër, mësues, pra të rritur, ndihmoni fëmijët ta arrijnë këtë stad pjekurie. Jo vetëm sepse është detyra juaj, por mbi të gjitha sepse është akt dashurie që të gjithë dëshironi t’ia ofroni fëmijëve tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.