Këshilla & Arsye

February 27, 2018 | 11:29

Nga Lira Gjika / Çfarë tregon e qara e fëmijës?

E qara është komunikimi i parë vokal i njeriut kur vjen në këtë botë. E qara është tregues i një situate problematike të individit. Të qarën e të porsalindurit gjithmonë e kanë interpretuar si shenjë të shëndetshme apo tregues të të qenit gjallë. Gjithashtu të gjithë fillojnë të shqetësohen kur i porsalinduri nuk qan menjëherë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Po në të vërtetë çfarë është e qara?

Studimet tregojnë se fëmija qan nga ankthi për ekzistencën e tij. Dalja nga trupi i nënës, nga mjedis i ujshëm në mjedis të thatë, shkëputja dhe fillimi i frymëmarrjes provokojnë tek fëmija një ankth të pasuportushëm që materializohet me klithmën e parë, me të qarën e parë në këtë jetë. Dhe gjithmonë, deri në momentin që do artikulojë fjalën e do ndodhet në situata të pasigurta (pra do t’i jetë zbehur nëna brenda vetes,) fëmija do të qajë.

Fëmija qan se ndihet vetëm dhe i pasigurt.

Ky fenomen ndodh edhe kur ai është në krahët e nënës. Fëmija ka vetëm një problem, veten e tij. Ai e di mirë se nuk ekziston dot vetëm dhe kjo e bën shumë të ndjeshëm ndaj nënës që për të është e barabartë me ajrin. Fëmija e ndjen ngarkesën emocionale të nënës, por nuk është i aftë të kuptojë se për kë është kjo ngarkesë negative (fëmija ka kapacitetin e të ndjerit të të rriturit 5 herë më të lartë se i rrituri ndaj fëmijës). Kjo pasiguri provokon shqetësim dhe nëse nëna nuk do të arrijë të komunikojë me të, fillon e qara. 

Kur fëmija pushon së qari ka dy arsye:
– Nëna ka arritur të komunikojë dhe ta qetësojë. Komunikimi nënë fëmijë nuk dihet si realizohet. Një gjë dihet me siguri që nuk ka të bëjë me koshjencën.
– Fëmija kupton se është e kotë të qajë se nuk do vijë njeri.

Kjo lloj koshjence në këtë moshë nuk është vlerë, por tregues i kushteve të këqija të mjedisit ku gjendet dhe të rriturit që janë në kontakt me të janë problematikë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top