Këshilla & Arsye

February 11, 2019 | 10:19

Nga Lira Gjika / Dalja nga zona e sigurisë është mënyra më e mirë për të përgatitur fëmijët, që të përballen me jetën

Një nga këshillat, që japin psikologët, për të nxjerrë nga gjendja e krizës një njeri, sidomos një adoleshent, është , “dalje nga zona e sigurisë”. “Zona e sigurt” është ai lloj mjedisi, që mund të jetë, një situatë jokreative, apo një mjedis, që ofron gjëra të gatshme, por nuk nxit për kërkimin e gjërave të reja dhe pengon kreativitetin. Shpesh mund të jetë familja, rutina e saj, në rastin e adoleshentit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të nxjerrësh adoleshentin nga “zona e sigurisë”, pra nga kujdeset e familjes, shtëpisë dhe sidomos të nënës, është njëlloj sikur ta rivendosësh në momentin e lindjes. Në këtë moment, tek fëmija krijohet një energji e paparë, që e bën atë të dalë nga barku i nënës. Realisht fëmija nuk ka asnjë mundësi të hap atë “mur” që e ndan nga jeta, por krejt papritur, ai, fëmija bëhet më i fortë se “muri” dhe e hap rrugën e vjen në jetë. Pa këtë gjendje krize, apo të ndërmjetme, fëmija nuk ja del dot.

Po kështu përsëritet kjo histori, sa herë njeriu arrin një nivel dhe duhet të kap një nivel tjetër të psihës. Vetëm gjendjet e ndërmjetme mund të krijojnë mundësi për ide të reja dhe zgjidhje pozitive. Kjo është ajo, që duhet t’u mësojmë fëmijëve dhe t’i nxitim, që të tentojnë të jetojnë jetën e tyre jo duke ndenjur e pritur nga të tjerët.

Kush pret nga të tjerët nuk do të bëhet kurrë ashtu siç dëshiron dhe ëndërron. Njeriu po ndenji duke pritur, pa vepruar, e pushton mërzia, e cila neutralizon energjinë që ka njeriu dhe e lë atë, pasiv në jetën e tij. Për fat të keq, kjo gjendje haset shpesh te adoleshentët. Ata i gjen nëpër kafe, apo duke luajtur me lojëra të dhunshme elektronike, apo bien pre e drogës, alkoolit, por edhe abuzimeve seksuale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top