Këshilla & Arsye

January 15, 2019 | 12:06

Nga Lira Gjika / Dashuria, themeli ku ndërtohet familja!

Fëmija shikon mamin dhe babin, të cilët flenë bashkë dhe kështu edhe ai apo ajo, do të flejë me ta. Të rriturit i thonë:-‘ ti ke krevatin tënd, jo të flesh me mamin dhe babin’. Dhe me kaq, mbaron sqarimi, pa u menduar se fëmija përveçse ka frikë do edhe të dijë pse prindërit flenë bashkë dhe përpiqet me të gjitha mundësitë e tij të mund ta bëjë të rriturin ti sqarojë ndonjë gjë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Mirëpo të rriturit bezdisen dhe i bien shkurt, ose e marrin në krevat të tyre ose ikin dhe e lenë vetëm. Qëndrimi i të rriturve, të cilët nuk e sqarojnë fëmijën, pse ai duhet të flejë vetëm, por vetëm pretendojnë nga ai, të zbatojë apo pranojë veprimet e të rriturve, nuk është më e mira që mund të bëhet. Mirë do të ishte që i rrituri me durim, të bisedonte me fëmijën për gjumin dhe rritjen si një proces, që nuk mund t’i shmangemi.

Për fat, asnjeri nuk merr mundimin apo t’i shkojë në mend, t’i tregojë fëmijës, pse babi dhe mami flenë bashkë. Ata flenë bashkë, sepse bëjnë dashuri, për të lindur fëmijët e tyre dhe për ta bërë familjen gjithnjë edhe më të bukur e të gëzuar. Kur të rritet edhe ai apo ajo, do të bëjë si mami dhe babi, do të gjejë vajzën apo djalin e ëndrrave dhe do të ndërtojë familjen e tij apo të saj. Themeli ku ndërtohet familja është dashuria. Njerëzit jetojnë të sigurt, kur e duan njeri-tjetrin dhe kështu e largojnë frikën dhe mërzinë nga vetja. Kur frika dhe mërzia pushtojnë njeriun, njeriu nuk është i zoti të bëjë gjëra të bukura dhe të dojë familjen e tij. Ja pak fjalë që mund t’i thuhen një fëmije, pse mami dhe babi flenë bashkë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top