Dhimbja dhe frika prodhojnë mekanizmat e pamëshirshëm të mbijetesës, të cilët ushqejnë të ndierit të kërcënuar. Dhimbja ashtu si dhe frika, janë ndjesi individuale dhe mekanizma mbrojtës, por kur bëhen bashkë dhe ndërveprojnë, influencojnë direkt në shëndetin mendor të fëmijës.
Ky kombinim i dhimbjes me frikën, përfshin në lojë mekanizmin e harresës, e cila nuk lejon të kujtohet ngjarja. Kështu, si frika ashtu dhe dhimbja, nga mekanizma mbrojtës kthehen në mekanizma gjymtues.
Ndërtimi dhe zhvillimi i psihës së fëmijës, nën trysninë e ankthit, se çfarë do të ndodhë e çfarë do të ndjejë, influencon jo vetëm psiqikisht por edhe fizikisht, në strukturat trunore, si hypokampusi apo amygdala, struktura, që merren direkt me memorjen dhe mendimin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.