Këshilla & Arsye

March 2, 2019 | 8:55

Nga Lira Gjika / Dhuna rrënjos të keqen dhe çrrënjos të mirën

Dhuna e ndan fëmijën nga i rrituri dhe e lë vetëm. Dhuna ushqen frikën e njeriut nga njeriu duke penguar zhvillimin e empatisë dhe komunikimin i rriturit-fëmijë. Është pikërisht frika e provokuar nga dhuna, që nxit ndërtimin e mureve të heshtjes dhe mosbesimin te tjetri duke filluar nga nëna. Prindërit janë siguria dhe modeli për fëmijën, si duhet të jetë e të sillet kur të rritet.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ata edhe pse e duan shumë fëmijën, kur janë të lodhur nga vetja, jeta apo tjetri, ja transmetojnë këtë gjë fëmijës së tyre, herë pa dashje, e herë për shkak se nuk dinë të sillen ndryshe. Një tjetër formë komunikimi, që injekton dhunën dhe “nënproduktet” e saj, si dyshimin, inatin dhe pasigurinë, është, kur partnerët, që harrojnë se janë nënë e baba i fëmijës, hyjnë në konflikt me njëri tjetrin.

Të dy, me prepotencën, që u dikton çasti, harrojnë të kontrollojnë zërin, fjalët e veprimet. Dhe për ta plotësuar kuadrin, të kujtojmë ato shpullat “e vogla”, të shoqëruara me një fytyrë të ngrysur të nënës, me një zë të ashpër e urdhërues, në përdorjen e përemrit në vend të emrit. Në neglizhimin se do të vazhdojë muhabetin dhe fëmija duhet ta tundë e shkundë nënën, që ti përgjigjet. Po edhe ato gënjeshtrat, që i thuhen fëmijës, që nëna të iki ku duhet të shkojë dhe nuk ka as kohë e nerva, që të sqarojë fëmijën dhe durojë të qarën e tij, sepse do të rrijë me të.

Të gjitha janë “gjëra të vogla” e pa rëndësi, në pamjen e parë nga ne të rriturit, por fëmija është i vogël dhe këto sjellje janë modeli si duhet të bëhet kur të rritet. Dhe kështu, ato do të rriten me fëmijën duke i shmangur apo tharë, mekanizmat e empatisë, e cila mundëson të mirën dhe njerëzoren. Prindër, “gjërat e vogla” për ne të rriturit, janë shumë të mëdha dhe të rënda, për fëmijën në rritje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top