Të gjithë njerëzit, pa përjashtim, gëzohen kur dikush u bën një dhuratë. Edhe pse dhurata në vetëvete është një send, ajo të gëzon shumë.
Dhurata përfaqëson kujdesin dhe kujtesën e një njeriu për tjetrin. Një njeri që ka vendosur të bëj një dhuratë, është kujtuar dhe ka menduar për tjetrin. Kjo veti e të bërit dhuratë duhet trasmetuar dhe kultivuar te fëmija. Prindër, nuk ka rëndësi sa të shtrenjta janë dhuratat, vlerë ka sa njerëzore dhe qytetari përcjellin.
Dhurata duhet të përcjellë kuriozitet dhe mirësi. Këto ndjesi janë shumë të rëndësishme, sepse ndikojnë direkt në psihën e fëmijës. Ato i kultivojnë fëmijës njerëzoren, respektin e njeriut ndaj njeriut, janë model etik për marëdhëniet ndërmjet njerëzve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.