Këshilla & Arsye

September 27, 2019 | 8:32

Nga Lira Gjika / E ardhmja dhe nxitja e brendshme mundësuan fjalën si marrëdhënia bazë e njeriut

E folura është proces i ndërlikuar dhe kompleks ku ndërthuren mekanizma truporë dhe psikikë. Në këtë proces gërshetohen tre ndjesitë bazë të njeriut, frika, dyshimi dhe siguria. Janë ato që prodhojnë atë lloj energjie që e bëjnë njeriun të nxjerrë zërin dhe të artikulojë fjalën. Por nuk mjafton duhet edhe më.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Për t’u realizuar artikulimi i fjalës dhe e kuptuara, gjuhës i duhet të aktivizojë “të ardhmen” si veti e saj bazë, që si një “magnet” tërheq zërin dhe formëzon fjalën. Pa këtë veti të gjuhës, pra e “ardhmja”, njeriu as do kishte folur dhe as do të kishte realizuar arritjet e deri tanishme.

E ardhmja dhe nxitja e brendshme e së gjallës për komunikim, mundësuan fjalën si marrëdhënia bazë e njeriut. Duket abstrakte, por ky kombinim realizon të folurën. Pa prezencën e të “ardhmes” as një njeri nuk do të mund të fliste apo të realizonte një mendim apo punë apo vepër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top