Këshilla & Arsye

January 14, 2019 | 12:07

Nga Lira Gjika / E folura është karakteristikë autentike e njeriut dhe ka vetëm një kusht…

Ku e ka vërtet zanafillën e folura? Tek ai dialogu-monolog i nënës me fëmijën, tek ato ninullat e ëmbla që ajo i këndon heshturazi atij. Më pas me ato përrallëzat, ku nëna thotë rrokjen e parë dhe fëmija rrokjen e dytë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Pas muajit të tretë është ushqimi ai, që merr një rëndësi të veçantë në procesin e të folurës. Në muajin e katërt-gjashtë, kur fillon shtesa ushqimore, përbërja e ushqimit, fortësia e tij, bën të përfshihen dhe të zhdërvjelltësohen si strukturat fizike dhe ato psikike, që i përkasin gojës. Përdorimi i ushqimit jo të lëngshëm por më solid ndikon në të mësuarit e mënyrave të reja të lëvizjes së gjuhës dhe fitimit të kontrollit të saj. Të mësuarit e procesit të ngrënies në këtë fazë mendohet se është një hap shumë i rëndësishëm për të mësuar të folurën.

E folura, në ndryshim nga e ecura, që nuk ka nevojë për stimulim nga jashtë, ka si kusht nxitjen nga nëna. Sa më në kontakt të jetë nëna me të dhe t’i flasë, aq më mirë është për fëmijën. Mos harroni se e folura është karakteristikë vetëm e njeriut, madje është karakteristika autentike e tij.

Edhe pse është i programuar për të folur, ai, njeriu, nuk flet, që ditën e parë, që ai vjen në këtë botë. I nevojitet pak kohë derisa të rritet dhe të zhdërvjelltësohet për të realizuar këtë proces kaq mahnitës. Këtij procesi i nevojitet në mënyrë të padiskutueshme modeli për t’u ndjekur, që duhet të jetë vetëm nëna ose zëvendësuesja e saj. E folura është proces psikik dhe tregues i nivelit të kultivimit të individit dhe mjedisit, që ai është pjesë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top