Prindër mos u mësoni fëmijëve turpin por të mirën. Kur u themi fëmijëve “s’ke turp”, ne fakt, u ngulitim në mëndje vetë turpin dhe jo të mirën.
Prindër, fjalën “turp” mos e përdorni vend e pavend. Jeni të nxehur dhe nuk dini çfarë të bëni që të nxirri atë që ndjeni dhe i vërsuleni fëmijës me shprehjet e tmerrshme: “ s’ke turp apo turp të kesh”.
Prindër në momente zemërimi ju harroni të mendoni se çfarë po i bëni fëmijës tuaj që e doni aq shumë. Këto shprehje bëjnë vetëm keq. Nuk janë shprehje që të bëjnë të reflektosh e të mendosh, por të poshtërojnë e të ç’bëjnë duke u ngulitur thellë e më thellë dhe duke mos lënë vend për të menduar e zgjedhur.
Besoj, çdo prind për fëmijën e tij kërkon që ai të bëhet i mirë e i zoti, por kur përdoren këto shprehje në vend që të përmirësohen apo përqendrohen te e mira u ngulitet në mëndje vetë turpi dhe e keqja. Këtë doni tu mësoni? E mira nuk mësohet e edukohet duke i thënë fëmijës “turp të kesh” apo “s’ke turp”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.