Fëmija bën një veprim që të rriturit, duke filluar nga prindi, nuk i pëlqen apo më saktë i hyp nervat dhe pa u menduar e etiketon fëmijën: “fëmijë i keq”, “s’ke turp”, “do hash dru”, “rri urtë” “njëqind herë të kam thëne”, “si nuk na la rehat ky dreq kalamani”. E me radhë, shprehje fyese pa fund për fëmijën, i cili rri i hutuar e dëgjon të rriturin, që në fakt, duhet ta ndihmojë të bëhet i zoti e qytetarë i respektuar.
Ky mos-kontroll i situatës emocionale të të rriturit dhe shpërthimi i një morie të sharash, vetëm qytetari nuk mund të prodhojë. Kujdes prindër e të rritur, e mira nuk është një gjë, që njeriu e gjen gjëkundi. Ajo mësohet e transmetohet nga të rriturit te fëmija, nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve. Të rritur, nuk u kërkohet ndonjë gjë e madhe, vetëm pak kontroll dhe përgjegjësi përpara se të veproni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.