Këshilla & Arsye

January 12, 2019 | 10:50

Nga Lira Gjika / E qeshura është pasqyrë e gjendjes së mirë psiko-emocionale

“Buzëqeshja dhe e qeshura i përket vetëm species tonë”. Morris D.

Shfaqja e të qeshurës reflekton si tek vetja dhe tjetri gjendje të mirë psiko-emocionale. Fëmija i qeshur dëshmon se frika “nuk ka bërë fole” në shpirtin e tij. Ai dhe të rriturit qëndrojnë pranë dhe të përfshirë në jetën e njeri-tjetrit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

E qeshura, fillimisht, shfaqet si përgjigje e veprimeve fizike që provokojnë kënaqësi. Më pas, me rritjen e fëmijës dhe maturimin e sistemit të tij nervor, e qeshura provokohet jo më vetëm nga veprime por në radhë të parë nga njerëzit dhe marrëdhëniet që ndërtohen me ta. E qeshura bëhet mënyrë sjelljeje.

Ky argument fare mirë mund të zërë fill nga thënia “fëmijë inteligjent është padyshim ai që ka njohur babanë por vetëm fëmija që ka njohur nënën mund të qeshë”. Pra e qeshura shfaqet tek njeriu në çastin kur ai njeh nënën. Fëmija që qesh ndjehet mirë me veten dhe me mjedisin. E qeshura madje dhe tek i rrituri është tregues i gëzimit, i marrëdhënieve të mira, të sigurta ku kërcënimi dhe frika nuk mund të kenë ndikim.

Në të kundërt, fëmija që qan tregon se po e pushton frika.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top