E ecura, është lëvizja që i siguron gjallesave në përgjithësi dhe njeriut në veçanti mundësinë për të njohur dhe mbijetuar si individ më vete. Spostimi nëpër mjedis nxit psihën, mendjen dhe trupin e fëmijës të zhvillohet, pasurohet dhe fuqizohet për të përballuar jetën dhe të realizohet si person. Është pikërisht e ecura, që ja konkretizon fëmijës shkëputjen nga nëna dhe i zhvillon perceptimin e të qenit person më vete.
E ecura së bashku me dëshirën për eksplorim, e cila është shumë e fuqishme te njeriu, zhvillojnë prirjen drejt pavarësisë. Falë ecjes dëshirës për eksplorim dhe nxitjes së nënës, që së bashku me babain ndihmojnë fëmijën të realizojë edhe shkëputjen psikoemocionale, duke përfunduar periudhën të ashtuquajtur “varësi totale ndaj nënës”. Në çdo arritje të fëmijës në këtë moshë thuhet se është nëna ajo, që luan një rol të pazëvendësueshëm dhe është e vërtetë, por edhe babai është po kaq i rëndësishëm sa dhe nëna, në çdo etapë të rritjes së fëmijës.
Janë të dy prindërit, që e nxitin fëmijën dhe e sigurojnë, që duhet të tentojë ta provojë vazhdimisht deri sa ta realizojë. Prindërit me krahët e hapura dhe buzëqeshjen në fytyrë, e ftojnë fëmijën drejt vetes, duke e siguruar se është gëzim i madh të spostohet dhe të ecëdh vetë dhe se nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe. Me arritjen e të ecurës, fëmija fillon të ndërtojë marrëdhënie në pozita të tjera si me prindërit po ashtu edhe me mjedisin. Me të ecurën eksplorimi i mjedisit fillon të bëhet edhe më intensiv dhe i pavarur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.