Këshilla & Arsye

July 3, 2019 | 11:10

Nga Lira Gjika / Edukimi nuk është gjykim, por mbështetje, bashkëpunim dhe vlerësim

Të rritur, prindër, mësues dhe edukatorë, ju nuk jeni gjykatësit e fëmijëve, por edukatorët e tyre. Ju, te fëmijët, më së shumti, shihni të metat dhe jo arritjet e tyre. Është e vërtetë që arritjet janë më të padukshme se të metat apo gabimet, të cilat për fat dallohen të parat.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmijët po rriten, dhe kanë nevojë për mbështetjen dhe aprovimin tuaj dhe jo për gjykimin tuaj. Gjykimi ju tremb edhe ju vetë, prindër, mësues apo edukatorë. Evidentimi i mosarritjeve ju shpërqendron të dy palëve, prindërit në prindërimin e tyre dhe mësuesit e edukatorët në profesionalizmin e tyre. Edukimi është detyra më e vështirë, me të cilën njeriu përballet, pasi ka të bëjë me një kombinim të komplikuar të gjuhës, memories, fjalës, të së shkuarës dhe të ardhmes, që bashkohen të gjitha në të tashmen, për t’u zhvilluar.

Edhe pse edukimi është proces shumë i vështirë, njerëzit ja kanë dalë duke përdorur përgjegjësinë dhe vetëdijen, se ata janë të rriturit dhe simbolikisht janë toka e mirë ose e keqe, që ushqen ose jo bimën të rritet ose jo. Edukimi nuk është gjykim, por mbështetje, bashkëpunim dhe vlerësim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top