Fëmija nuk është një kukull, por një person i vogël. Fëmijët janë të ndjeshëm, të pafajshëm, të trembur, euforik, kurioz. Për fëmijët gjithçka është e re dhe mrekullueshme. Por kur gjithçka është e re, frika është e madhe dhe vetëvlerësimi i ulët. Dhe këtë gjë prindërit dhe të rriturit duhet ta kenë në qendër të vëmendje.
Fëmijët nuk shërbejnë për të kënaqur nevojat emocionale të prindërve dhe nuk janë robot të vegjël që mund të komandohen lehtësisht dhe si duan të rriturit. Kanë nevojë për siguri, për të mësuar “elasticitetin” për të dashur veten dhe për tu kujdesur për të tjerët; për të mësuar të vlerësojë një dështim dhe ta kthejë në fitore. Kanë nevojë të ndërtojnë vetëvlerësim të shëndetshëm. Dhe rritja e zhvillimi i vetëvlerësimit është detyrë e prindërve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.