Familja i nxit anëtarët e saj, të ëndërrojnë dhe të realizojnë sa më shumë ëndrra. Të realizosh ëndrra kërkon shumë kurajë dhe shumë punë. Këtë “mësim” njeriu fillon e mëson në familje. Vetëm familja mund ta realizojë këtë element, kaq të rëndësishëm të edukimit.
Sot shkencëtarët quajnë “shëndet-mirë” apo njeri të shëndetshëm pikërisht, aftësinë e njeriut për t’i realizuar ëndrrat e tij. Vetëm njeriu i shëndetshëm fizikisht dhe psiko-emocionalisht është i aftë të ketë ëndrra dhe ti realizojë ato.
Prindër kini kujdes, mos i merrni me shaka apo bëni ironi, kur fëmija ju beson imagjinatën e tij, sepse i vrisni pikërisht atë, që është leva e mendimit. Janë pikërisht ato, imagjinata dhe fantazia, që realizojnë procesin e të menduarit. Më e mira do të ishte ti tregonit, që edhe ju keni patur të tilla ëndrra, madje keni edhe tani, që jeni të rritur. Një fjalë aprovuese dhe mbështetëse, do të ishte gjëja më e mirë, që mund të bëjë prindi në këto raste.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.