Këshilla & Arsye

February 8, 2018 | 7:40

Nga Lira Gjika: Fëmija do kurajë të korrigjojë veten dhe jo mohim ndaj sjelljeve moshore

 

Edhe pse fëmija ka fituar aftësinë e të folurit, ai përsëri paraqet vështirësi në të shprehurin e saktë, qoftë të fjalës, qoftë të fjalisë.

Ilira Gjika, mjeke pediatre

Të rriturit ndërhyjnë, duke korrigjuar për të saktësuar të folurën. Ndërhyrja e të rriturit për përvetësimin dhe fuqizimin e fjalës tek fëmija është e domosdoshme, vetëm duhet patur parasysh që nuk duhet ndërhyrë me korrigjim apo me shprehje mohuese: “Jo, nuk e the apo shkruar mirë”.

Fëmija nuk duhet korrigjuar, as kur flet, as kur shkruan. Fëmija duhet inkurajuar dhe nxitur, duke vazhduar demonstrimin e modelit, si me fjalë ashtu edhe me të shkruar.

I rrituri, prind apo edukator, i drejtohet në mënyrë pohuese: “Po” dhe vazhdon me variantin e drejtë të fjalës apo fjalisë, dhe nëse fëmija është duke shkruar, e nxit ta verifikojë te modeli i dhënë. Ashtu si i rrituri, del para pasqyrës dhe i përmirëson vetë mangësitë apo defektet që konstaton, pra verifikon në pasqyrë dhe rregullon te vetja, ashtu duhet të veprojë edhe fëmija, të arrijë vetë shqiptimin e fjalëve dhe shkrimin korrekt të tyre.

Po u korrigjua nga i rrituri, në fakt nuk do të ndodhë korrigjimi, por vritet kuraja dhe vullneti për të mësuar, menduar dhe shprehur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top