Këshilla & Arsye

May 2, 2019 | 10:23

Nga Lira Gjika / Fëmijët janë vetëm çështje e çiftit!

Gjatë përvojës sime në këshillimore më ka shoqëruar shprehja “e bëra fëmijën se dëshironte djali apo vajza”. Ky mentalitet është i gabuar dhe mbi të gjitha, është i dëmshëm për fëmijës. Ndodh që fëmija e artikulon këtë kërkesë rreth moshës tre vjeçe.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Me ecjen, fjalën dhe perceptimin e gjinisë së tij, fëmija fillon të ndërtojë kufijtë e vetes. Çdo veprim dhe pozicionim i tij është imitim i prindërve. Nëna qesh, ai qesh. Nëna bën punë, fëmija bën punë. Nëna bën fëmijë edhe fëmija kërkon. Pikërisht në këtë çast, të rriturit duhet të tregohen të vëmendshëm dhe t’i pohojnë fëmijës se, duhet të presësh edhe pak, që trupi yt të rritet dhe të bëhet i aftë për riprodhim dhe shpirti yt të rritet gjithashtu, derisa të bëhet i aftë për të dashur. Pastaj do të gjesh vajzën apo djalin, me të cilin do të bësh fëmijë.

Në këto raste, prindi duhet t’i shpjegojë atij, se fëmijët janë çështje vetëm e tyre, pra e burrit dhe e gruas. Lindja e fëmijëve është e drejtë dhe përgjegjësi vetëm e bashkëshortëve.

Këtë sqarim prindi duhet ta bëjë me shumë seriozitet, sepse për fëmijën çdo fjalë, veprim, qëndrim i prindërve është modeli dhe “motori” i rritjes. Marrja në konsideratë e dëshirës së fëmijës dhe artikulimi nga ana e prindërve është gjymtues dhe krijon konfuzion te fëmija; fëmijët i bëjnë vetëm të rriturit dhe, që nuk janë të së njëjtës familje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top