Njeriu deri në moshën 10 vjeç, nuk di të dojë, sepse nuk i ka mekanizmat psiko-emocional të zhvilluar. Kjo do të thotë, se ai nuk mund të dhurojë asgjë. Fëmija është si ai njeriu, që nuk ka asgjë dhe kështu, nuk ka çfarë të japë apo dhurojë. Duhet pasur, që të mund të dhurosh.
Ajo, që i duhet njeriut në këtë fazë të jetës, pra kur është fëmijë, është, të jetë i dashur nga prindërit e tij, por edhe nga të gjithë të rriturit e tjerë, që janë në kontakt me të. Sa më shumë prindërit dhe të tjerë të rritur, të demonstrojnë, me veprim dhe fjalë, dashurinë, që provojnë për të, dhe jo duke i kërkuar t’i dojë fëmija, aq më i sigurt dhe dhurues do të jetë, ky fëmijë, kur të rritet.
Me fjalën dashuri, duhet kuptuar përgjegjësia, njohja, respekti dhe liria. Kur njeriu është fëmijë, nëse ka pranë të rritur të përgjegjshëm, do ta mësojë njerëzoren në formën e saj më të mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.