Këshilla & Arsye

January 21, 2019 | 11:16

Nga Lira Gjika / Fjala që nuk bën gjë tjetër, por vetëm ç’edukon fëmijët!

Fjala “turp” është e pranishme në fjalorin tonë të përditshëm, sidomos për edukimin e fëmijëve. Kjo fjalë i ndjek fëmijët ngado që shkojnë; në shtëpi, në rrugë, në autobus dhe për fat të keq edhe në shkollë. Madje aty është më e “fuqishme” se kudo.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër, gjyshër, mësues, të paduruar dhe gjithë nerva, që nuk arrijnë të qetësojnë veten e tyre dhe u vërsulen fëmijëve me fjalën “turp”. Mesa duket të rriturit, këtë fjalë nuk kanë nevojë ta kujtojnë, sepse është e rrënjosur thellë në memorie dhe kështu del vetvetiu, pa patur nevojë për t’u menduar.

Të rritur, të gjithë pa përjashtim, prindër, gjyshër, mësues, kalimtarë në rrugë, hiqeni këtë fjalë nga fjalori, nëse vërtetë doni që fëmijët të jenë e të bëhen më të edukuar se ne. E kemi provuar tashmë që etiketimet, fyerjet dhe dhuna nuk na kanë bërë më të mirë e të edukuar. Kështu që, ka ardhur koha të shmangim nga përdorimi fjalën e parë që na vjen në mend, kur u drejtohemi fëmijëve për t’u tërhequr vëmendjen.

Të gjithë jemi dëshmitarë që kur nervozohemi, fjalët e para, janë sharje, etiketime e mallkime dhe në krye të tyre, fjala “turp”. Përpiquni të rritur pa përjashtim, ta hiqni nga përdorimi këtë fjalë që vetëm ç’edukon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top