Këshilla & Arsye

December 4, 2019 | 8:20

Nga Lira Gjika / Frika e prindit tek fëmija, provokon frenim të psihës së tij

Prindër, u vutë në provë të rëndë e të vështirë nga tërmeti. Frika nga të qenit i paaftë për të reaguar, kur gjithçka ishte në diskutim, ju ka mpirë, ju ka hutuar. Kur ndodhin situata të tilla tragjike, njeriu pushtohet nga ndjenja e braktisjes edhe pse mund të jetë mes njerëzve. Frika që e ka pushtuar e bën të tkurret brenda vetes dhe kështu, komunikimi njeri-njeri gati ndërpritet.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Por sapo situata zbutet, njeriu fillon të marrë “frymë” nëpërmjet shpresës dhe gjëja e parë, që bën, fillon të komunikojë me tjetrin, ndërsa prindërit, kontrollojnë e u flasin fëmijëve. Këtë proces shpresëdhënës e udhëheq mëndja, që përpiqet të zbusë frikën e madhe, por shpesh herë njeriu nuk ja del ta “çajë” frikën dhe ngelet peng i sajë.

Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë. Pranoni faktin, që shkencëtarët thonë, se nuk do të ketë më lëkundje shkatërrimtare, si ajo e ditës së marrtë të 26 Nëntorit. Përpiquni të flisni me fëmijët dhe kthehuni në shtëpitë tuaja, nëse nuk kanë dëmtime të rrezikshme. Frika juaj sa e drejtë e normale, aq më shumë, është e domosdoshme të tejkalohet.

Frika e prindit tek fëmija, provokon frenim të psihës së tij. Prek pikërisht atë, që quhet “inteligjencë emocionale”, që është e lidhur me mirëqenien psiko-emocionale të një individi. Prindër për pak kurajo, mos i lini fëmijët në këtë amulli frike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top