Këshilla & Arsye

February 4, 2020 | 9:47

Nga Lira Gjika / Gjërat e reja që fëmija mëson vënë në punë mekanizmat psikikë të inteligjencës së shumëfishtë

Çdo fjalë të re, që fëmija mëson, hap një portë të re drejt së panjohurës dhe vë në punë mekanizmat psikikë të inteligjencës së shumëfishtë. Shumë të rritur, duke filluar nga prindërit, insistojnë që fëmija të realizojë një gjë të re menjëherë. Kjo mënyrë, ky padurim dhe insistim i të rriturit, është shumë i dëmshëm, sepse shmang kohën e duhur që i nevojitet fëmijës për ta realizuar vetë, sepse çdo gjë e re, është e “barabartë” me mekanizma të rinj psiko-emocionalë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmijës i duhen 7 ditë për të mësuar një fjalë të re dhe 6 muaj për të mundur ta përvetësojë e përfshijë në rutinën e përdorimit dhe të menduarit. “Gjëja e re” nxit zhvillimin e mekanizmave që nuk janë aktiv kur i rrituri insiston apo dikton, duan ca kohë që të zhdërvjelltësohen. Kur i rrituri, kushdo qoftë, insiston dhe dikton, mekanizmat e parë që aktivizohen janë frika, harresa dhe mospërqendrimi. Dhe sidomos kur i rrituri i qëndron në këmbë, ose i rri mbi kurriz, fëmija gati asfiksohet.

Vetë prindërit tregojë: “është i papërqendruar kur bën detyrat, lëviz njëqind herë”. Fëmija i bën këto lëvizje pikërisht për të shmangur ankthin dhe dyshimin që e pushton. Jepini fëmijës kohën e duhur, që të realizojë vetë njohjen, zbulimin dhe kuptimin. Mos insistoni ta realizojë kur thoni ju dhe si thoni ju. Ai, fëmija ka një univers për të zbuluar dhe zhvilluar, ai është një univers më vete.

Të rriturit, me ndërhyrjet e tyre kohë e pa kohë, shmangin dhe gjymtojnë pikërisht këtë kohë kaq të domosdoshme, që ndihmon në realizimin e të rriturit sa më tolerant, qytetar, që nuk ka frikë të jetë vetja. Gjëja e mësuar përmendësh, është si një kapak, që pengon mekanizmat personal të fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top