Këshilla & Arsye

October 10, 2019 | 9:00

Nga Lira Gjika / Gjyshet, gjyshërit duhet të ndiheni të nderuar, që nënat e reja, u besojnë fëmijën e tyre.

Është e vërtetë që gjyshja është më e zhdërvjellët se nëna e re në përkujdesjen ndaj fëmijës, por kjo nuk i jep të drejtën për të “pushtuar” vendin e nënës. Ajo si nënë e pjekur, e di se fëmija çdo gjë e kërkon nga nëna e tij. Detyra e saj parësore është asistimi i nënës së re dhe jo spostimi i saj.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Dëgjojmë shpesh gjyshe teksa deklarojnë “e kam rritur unë”. A i ka shkuar ndër mend se çfarë u përçon fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj të dashur kjo frazë? A i ka shkuar ndonjëherë në mend se në këtë rast u pohon atyre se “nëna e tyre nuk i do, nëna e tyre nuk është më, përderisa i rrit gjyshja”?

Edhe gjyshja kur ndjehet keq, “thërret” nënën e saj. Gjyshe e mirë është ajo gjyshe që fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën, por e siguron vazhdimisht fëmijën, se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë, sepse beson te ajo (gjyshja). Ashtu si fëmija ka nënën edhe nëna dhe babai kanë nënën e tyre (gjyshen). Ajo e falënderon fëmijën që ai pranon të rrijë me atë, falënderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top