Këshilla & Arsye

September 1, 2018 | 11:30

Nga Lira Gjika / Intelektual “gjysmë loje”

Dikur, sportisti dhe trajneri legjendar i sport klubit të Tiranës Z. Lym Alla, kur e pyesnin se pse përfundonin keq ndeshjet , sportistët luajtën mirë pjesën e parë, por në pjesën e dytë, sikur nuk ishin më ata? Zoti Lymi përgjigjej: “Epo gjysmë loje mban grosha” dhe e kishte fjalën për ushqimin e mangët që konsumonin sportistët. Këtë shprehje unë po e huazoj nga zoti Lym Alla, sepse më duket se u shkon shumë për shtat këtyre njerëzve tanë intelektualë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Edhe ata si sportistët e dikurshëm, në pjesën e parë të ligjëratës së tyre janë me cilësi intelektuale, flasin me fakte e argumente, mirëpo se çfarë ndodh dhe në mes të zhvillimit të argumenteve, këto cilësi shterin dhe fillon inati e merr revansh duke i përmbytur cilësitë intelektuale dhe shpërthen e shara apo inati personal. Mesa duket etika qytetare dhe fuqia e fjalës, kaq e kanë fuqinë. Diskutimi i mirë fillon me argument, por nuk jep atë kënaqësi që u jep e shara dhe akuzimi, që derdhet lumë. Mendimi nuk mund ti bëjë ballë ngarkesës emocionale.

Në përgjithësi burrat dhe gratë në Shqipëri, nuk kanë ndërtuar mekanizma të atillë që të shijojnë dhe vlerësojnë fuqinë e fjalës dhe të dialogut. Shpesh në ekrane TV shfaqen debate me intelektualë “gjysmë loje”, që më kujtojnë kohërat e fëmijërisë time të largët, kur shkonim të mbushnim ujë te çezma e rrugicës dhe gratë ziheshin me njëra-tjetrën dhe kapeshin për flokësh, sepse ngatërronin radhën. 

Këto skena janë zëvendësuar me show televiziv, ku nuk zihen gratë shtëpiake dhe me shumë fëmijë, por njerëz me universitete e pasuri. Për fat “frëngu” ka shpikur telekomandën dhe fap, shtyp një buton dhe shpëton nga këta intelektualë “gjysmë loje”. Po a shpëtojmë prej vërteti? Shkollat tona janë të mbushura plot me të tillë “mësonjës”, por për fat, kjo gjë nuk na bën përshtypje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top