Këshilla & Arsye

June 10, 2019 | 10:34

Nga Lira Gjika / Ja çfarë duhet të kenë parasysh prindërit për urinimin e fëmijës në gjumë

“90%  e fëmijëve që urinojnë natën ndihen shumë keq. Çdo njëri nga ata mendon se i ndodh vetëm atij.”  Urinimi në gjumë konsiderohet normal deri në moshën 5 vjeç, përpara kësaj moshe nuk rekomandohet asnjë lloj trajtimi.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Disa këshilla të thjeshta:

1. Prindi duhet të kontrolloj shqetësimin apo bezdinë që i shkakton kjo situatë. Të përfolurit, në familje me gjyshërit, me kushërinjtë apo me miqtë e afërt për këtë shqetësim është shumë i dëmshëm për vetë fëmijën që e përjeton. Gjithashtu edhe më i dëmshëm është etiketimi apo vënia në sedër sidomos nga ndonjë vëlla apo motër e vogël. Nga gjitha këto mënyra nuk fitohet asgjë e mirë, përkundrazi gjendja rëndohet.

2. Një masë lehtësuese është përdorimi i mbrojtëseve të dyshekut

3. Fëmija që urinon natën në gjumë, nuk duhet kufizuar nga lëngjet, nga frika e urinimit. Fëmija duhet të pijë 6-7 gota me lëngje në ditë, pasi kjo influencon pozitivisht në mësimin e fshikëzës me sasi të lartë lëngjesh, gjë e cila është shumë e rëndësishme, për të fituar kontrollin sfinkterial apo të fshikëzës.

4. Gjatë pasdites duhet të evitoni t’i jepni fëmijës, lëngje të tilla si portokall, limon, mandarin, lëngje me gaz, coca-cola, çaj, si dhe çokollatë. Lëngjet e cituar më lartë së bashku me çokollatën janë stimulues të fuqishëm të veshkave, për prodhim të shtuar të urinës.

Pak statistikë:

5-7 milion fëmijë urinojnë natën në gjumë, pra nuk është një gjë e rrallë. Në këtë grup fëmijësh 2/3 e tyre janë djem dhe 1/3 vajza.  Pas moshës 5 vjeç, 15% e fëmijëve vazhdojnë të urinojnë natën në gjumë. Në moshën 10 vjeç, 95% e fëmijëve nuk urinojnë më në shtrat.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top