Këshilla & Arsye

October 12, 2018 | 10:54

Nga Lira Gjika / Kënaqësia është premtimi që e lidh fëmijën me gjithçka

Prindër, kujtoni vazhdimisht se “kënaqësia është premtimi që lidh”. Ajo lidh njeriun me realitetin. Mungesa e kënaqësisë ndërton te fëmija mekanizmat e bezdisë, dhimbjes dhe, për pasojë, ndërton mosvlerësimin e jetës dhe frikën prej saj.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kënaqësia është e lidhur ngushtësisht me procesin e rritjes. Rritemi duke e përfshirë brenda vetes mjedisin, si fizik ashtu dhe emocional. E brendësojmë, e pasurojmë dhe zhvillojmë botën tonë të brendshme, që më pas ta rizbulojmë mjedisin përsëri në një nivel edhe më të avancuar. E rizbulojmë atë në një nivel të ri që e mundëson vetëm rritja nëpërmjet kënaqësisë.

Dhe kënaqësia fillon dhe “tiret” me ushqyerjen, jo atë me zor apo vend e pa vend. Me prekjen e butë, siguruese e me shumë kujdes nga nëna e të rriturit e tjerë. Vazhdon me zërin e nënës, jo ai që të tremb e të ngrin gjakun. Me shikimin e nënës, jo ai i tmerrshmi, që të ngec fjalën dhe të trishton buzëqeshjen dhe duke përfunduar te gjumi, i shoqëruar me një ninullë apo lexim. Prindër, po t’i kini parasysh këto gjëra, nuk do të kthehet rritja e fëmijës në një barrë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top