Këshilla & Arsye

May 28, 2018 | 12:13

Nga Lira Gjika / Komunikimi i qetë me fëmijën ndihmon në mirë-edukimin e tij!

Zëri njerëzor ka një veti shumë të veçantë, realizon prezencën e tjetrit, e personit të dashur, nëpërmjet sigurisë. Zëri krijon atë vibrim shpirtëror që ul ankthin ose e shton atë. Fuqia e pamat e zërit për të qetësuar për fat të keq, nuk përdoret.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Duke filluar nga nëna dhe babai dhe me radhë, të gjithë i biem shkurt, vetëm bërtasim. Nuk kemi pak durim të qetësohemi që të flasim qetë dhe me zë të ulët. Duke folur qetë gjëja e parë që ndodh është autoqetësimi dhe më pas, do të arrijmë të qetësojmë edhe fëmijën. E bërtitura, “komanda e verbër” siç e quajnë specialistët e psihës dhe të edukimit, na është bërë mënyrë të sjelluri dhe të komunikuari me fëmijët.

Kudo flitet me zë të lartë, në shtëpi, shkollë, rrugë deri edhe në punë. Të gjithë flasim në mënyrë urdhërore dhe natyrisht duke bërtitur. Por kur dëgjojmë fëmijën që bërtet bëhemi nervoz dhe nuk e durojmë dot. E ndëshkojmë fëmijën, e quajmë të paedukatë apo fëmijë të keq dhe harrojmë se modeli jemi ne vetë, të rriturit.

Ka ardhur koha ta ulim zërin dhe të mos i trembim më fëmijët, por me qetësi ti ndihmojmë të realizohen ashtu siç dëshirojmë të bëhen, të urtë e të mençur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top