Këshilla & Arsye

January 17, 2019 | 11:38

Nga Lira Gjika / Komunikimi me prindin ndihmon fëmijën të njohë dhe menaxhojë emocionet

Tantrumet janë sjellje normale e fëmijëve 2-5 vjeç pasi ata, kur fillojnë një sjellje, nuk kanë mekanizma, që të mund ta ndërpresin, prandaj duhet qetësia e të rriturit që të mund t’ia dalë. Këto sjellje që janë fazë kalimtare e fëmijës, janë të lidhura me sferën emocionale, e cila po rritet e zhvillohet, por ende fëmija nuk di ta njohë e menaxhojë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Jo më kot në vendet e zhvilluara, fillojnë shumë shpejt t’i emërtojnë situatat emocionale, që të paktën fëmija të mësojë emrat e asaj që ndjen dhe me rritjen duke i njohur situatat emocionale do të dije t’i menaxhojë. Në traditën tonë fëmijët që bërtasin apo shtrihen në tokë, pra që bëjnë tantrum, ne i trajtojmë shumë keq. Nervozohemi vetë, i bërtasim ose godasim fëmijën.

Një problem tjetër, janë dhe njerëzit e tjerë duke filluar nga gjyshet, që ndërhyjnë vend e pa vend. Me mendjen e tyre duan të qetësojnë, por në fakt, “hedhin benzinë” dhe situata bëhet e rëndë për të dy palët, si për fëmijën dhe për prindërit. Nuk duhet ndërhyrë ndërmjet prindit dhe fëmijës. Ndërhyhet vetëm kur prindi dhunon, vetëm atëherë nuk merret leje. Kur fëmija bën tantrum, në fakt po kërkon ndihmë, pasi nuk di të dalë nga gjendja.

Duhet ruajtur qetësia derisa fëmija të pushojë vetë. Më pas mos e etiketoni. Në një moment të dytë, sidomos, kur e çoni fëmijën për të fjetur dhe do të lexoni librin, bëni një lojë të vogël duke e imituar dhe duke qeshur.

Mund t’i thuhet me qetësi dhe me humor:- mos u bezdis se ti kështu bën, po të duash mund ta besh edhe tani që jemi në shtëpi dhe nuk jemi në rrugë. Fëmija pak nga pak mëson të menaxhojë situatën si dhe, të mos ketë nevojë ta bëjë më. Me kujdes të rritur, nëse nuk i ndihmoni dot prindërit, të paktën mos i pengoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top