Këshilla & Arsye

October 3, 2018 | 8:58

Nga Lira Gjika / Komunikimi prind-fëmijë, stimulon mendjen e fëmijës

Mendja e fëmijës zhvillohet nëpërmjet ndërveprimit të përditshëm me të tjerët, dhe në mënyrë të veçantë nëpërmjet komunikimit të vëmendshëm me prindërit apo zëvendësuesit e tyre.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kur të rriturit hynë në komunikim me fëmijën nëpërmjet rregullit, butësisë vëmendjes, pra nëpërmjet një gjendje shpirtërore të qetë, fëmija arrin të perceptojë mendjen e tij me qartësi, të paktën kështu thonë shkencëtarët. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë qarqet cerebrale që marrin pjesë në këtë proces “magjik”, këtë sintonizim të prindit apo kujdestarit me botën e brendshme të fëmijës, e cila stimulon qarqet neural të trurit të fëmijës.

Prindër, të rritur, mos i shihni fëmijët të vegjël dhe që nuk “marrin vesh”, nuk kuptojnë. Është pikërisht komunikimi me të rriturin që stimulon mendjen e fëmijës dhe e nxit të njoh veten dhe botën nëpërmjet ngarkesave emocionale të të rriturve dhe sjelljeve të tyre. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top