Këshilla & Arsye

May 17, 2019 | 8:50

Nga Lira Gjika / Kopshtet dhe çerdhet ndihmojnë për zhvillimin e “rrugëve” të komunikimit ndërtrunor

Mendimi i mbrapshte se çerdhet dhe kopshtet janë “shpikur” se nenat duhet të punojnë dhe s’kanë ku t’i lënë fëmijët, nuk është i vërtetë. Çerdhet dhe kopshtet janë institucione edukimi të një rëndësie të veçantë. Janë këto institucione të specializuara për të edukuar fëmijët dhe jo thjesht për t’i mbajtur ata. Janë këto institucione që merren pikërisht me atë periudhë të jetës së njeriut, kur formohen themelet e gjuhës, psihës dhe njerëzores.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Në traditën tonë,besohet se fëmija nuk kupton, nuk merr vesh dhe nuk mund të dijë. Kujtoni shprehjet “ku merr vesh kjo/ky, është i vogël mi” “po ku di ky/kjo mi së është i vogël”. Te ne gjithmonë i është dhënë rëndësi ushqyerjes dhe gjumit. Kujtoni shprehjet: “jepja mi me zor, oj nuk ha, se kanë gjithë të mirat” dhe “aman mos bëjë zhurmë se zgjohet i vogli dhe kush merret me të”.

Pra, duke u nisur nga fakti që fëmija nuk kupton, as që i shkon në mendja njeriu se me fëmijën e porsalindur apo disa muajsh, duhet luajtur patjetër rregullisht. Lojërat e kësaj moshe kanë një efek të fuqishëm mbi masën trunore, për zhvillimin e “rrugëve” të komunikimit ndërtrunor.

Këtë detyrë të rëndësishme e kanë çerdhet dhe kopshtet. Ato nuk janë vetëm për të mbajtur, ushqyer dhe vënë në gjumë fëmijën. Është e vërtetë që edhe kjo nuk është një punë e vogël, por në institucione të specializuara me programe të mirëstudiuara dhe personel te mirëkualifikuar nuk pritet një punë e tillë, por një punë cilësore në drejtim të njerëzores, dhimbsurisë dhe gjuhës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top